Parandalimi i sëmundjeve kronike me anë të dietës dhe ndryshimit të stilit të jetës

Dieta

Parandalimi i sëmundjeve kronike me anë të dietës dhe ndryshimit të stilit të jetës

Më: 22 mars 2018 Në ora: 08:28
ilustrim

Aktivitetit fizik ditor – jeta bashkëkohore në vendet e zhvilluara ka reduktuar dukshëm mundësitë e njerëzve për të shpenzuar energji, qoftë përmes lëvizjes nga vendi në vend, qoftë në mjedisin e punës ose në shtëpi. Reduktime dramatike në aktivitet fizik ndodhin gjithashtu si pasojë e urbanizimit, rritjessë mundësive të transportit të motorizuar, të cilët zëvendësojnë ecjen në këmbë dhe ngasjen me biçikleta. Megjithatë, aktiviteti fizik i rregullt, është një element kyç në kontrollin e peshës dhe parandalimin e obezitetit.

Përveç rolit të saj të rëndësishëm në ruajtjen e një peshë të shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik ulë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, goditjen në tru, diabetin tip 2, zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit, fraktura osteoporotike, osteoarthritisin, depresionin etj. Përfitime të rëndësishme shëndetësore arrihen edhe me ecjen për gjysmë ore në ditë, por ulja më e madhe e rrezikut shihet me kohëzgjatje më të madhe të aktivitetit fizik dhe më intensiv.

Këshilla:

[?]  Hani ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Ekspertët mjekësorë i kanë studiuar gjatë efektet e dietës në paraqitjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë dhe kanceret e veçanta, diabetin, kataraktet, degjenerimin makular, kolelitiazën, gurët e veshkave, sëmundjet dentare etj.

[?]  Zëvendësoni yndyrat e ngopura dhe trans me yndyra të pangopura, duke përfshirë burimet e acideve yndyrore omega-3. Zëvendësimi i yndyrave të ngopura me yndyra të pasaturuara do të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, duke zvogëluar kolesterolin e lipoproteinës së LDH në serum. Pavarësisht nga faktorë të tjerë të rrezikut, marrja më e lartë e yndyrës së ngopur dhe marrja më e ulët e yndyrës së pangopur rrit rrezikun e diabetit të tipit 2.

[?]  Sigurimi i konsumit të frutave dhe perimeve dhe marrjes së duhur të acidit folik. Dëshmitë e forta sugjerojnë se marrja e lartë e frutave dhe perimeve, do të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare si dhe sëmundjet tjera.

[?]  Konsumimi i produkteve të drithërave në formën e kokrrave luan një rol të dyfishtë. Ato, përpos që kanë nivel të lartë të fibrave, posedojnë edhe vitamina dhe minerale.Konsumimi i fibrave nga produktet e drithërave, është shoqëruar vazhdimisht me rrezik më të ulët për diabet të tipit 2dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Së dyti, konsumimi i lartë i fibrave dietike, gjithashtu lehtëson kontrollin e peshës dhe ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

[?]  Kufizoni konsumin e sheqerit dhe pijeve me bazë sheqeri. Sheqeri (sheqer i lirë i rafinuar nga kallami i sheqerit ose panxhar sheqeri dhe sheqerna të misrit të fruktozës së lartë) nuk ka vlerë ushqyese, përveç kalorive dhe prandaj ka implikime negative shëndetësore për ata persona me rrezik mbipeshe. Konsumi i lartë i sheqernave të rafinuara përkeqëson sindromën metabolike dhe shoqërohet me rrezik më të lartë të diabetit tip 2 si dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

[?]  Kufizoni marrjen e tepruar tëkalorive nga çdo burim i ushqimit. Duke pasur parasysh rëndësinë e obezitetit dhe mbipeshës në shkaktimin e shumë sëmundjeve kronike, shmangia e konsumit të tepruar të energjisë nga çdo burim, është thellësisht i rëndësishëm. Për shkak se kaloritë e konsumuara si pije, janë më pak të rregulluara sesa kaloritë nga ushqimi i ngurtë, është veçanërisht e rëndësishme të kufizohet konsumi i pijeve me sheqer të rafinuar.

[?]  Kufizoni sasinë e kripërave. Parimi i justifikimit për kufizimin e natriumit, është efekti i saj në presionin e gjakut dhe një faktor i madh rreziku për sëmundjen e infarktit dhe sëmundjeve të zemrës. OBSH ka sugjeruar një limit maksimal prej 1.7 gramë natriumi në ditë (5 gram kripë në ditë).

[?]  Ushqimi i duhur është faktori bazë i rritjes dhe zhvillimit optimal të organizmit njerëzor dhe ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e tij për punë si dhe jetëgjatësi. Dieta e parregullt është një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dieta duhet të përputhet me stilin e jetës. Ju duhet të merrni një vendim në kohën e duhur për ushqimin e duhur biologjikisht,të pasuruar me të gjithë nutrientet e nevojshëm për shëndetin tuaj, i cili njëkohësisht mund të jetë një vakt, terapi, ilaç për trupin dhe bukurinë e trupit tuaj. Shpërblim nga kjo mund të jetë mbrojtja dhe mirëqenia e shëndetit, një trup i bukur dhe jetë më e gjatë. Stili i jetesës së moderuar dhe aktiviteti fizik, krijojnë dhe ruajnë ekuilibrin trupor dhe shpirtëror, shëndetin e mirë trupor dhe mendor si dhe gjendjen e energjisë së trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat