Ekspertët ngrenë alarmin: Dieta e Hirushes, e rrezikshme

Dieta

Ekspertët ngrenë alarmin: Dieta e Hirushes, e rrezikshme

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:50
Ilustrim

“Pesha e Hirushes” është sfida më e re që po bën xhiron në rrjetet sociale.  Ajo inkurajon femrat të adoptojnë një dietë ekstreme të rënies në peshë për t’u dukur si Hirushja.

“Pesha e Hirushes” llogaritet duke dyfishuar gjatësinë dhe shumëzuar këtë shifër me 18 për të nxjerrë peshën ‘e dëshiruar’ në kilogramë.

Për shembull, nëse një femër është 1.8 metra e gjatë, pesha e saj si Hirushe duhet të jetë: 1.8 x 1.8 = 3.24; 3.24 x 18 = 58.32 kg.

Sipas llogaritjes së BMI (indeksi i masës trupore) nga NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) një grua 1.8 metra e gjatë që peshon 58.32kg do të ketë BMI poshtë normales (18-25).

Duke folur për FEMAIL, dietologia Rhiannon Lambert paralajmëron për rreziqet  e të qenët klinikisht “nën peshë”.

“Të qenët nënpeshë nuk është e mirë për shëndetin. Nënpesha mund të çojë në dobësim të sistemit imunitar, të kockave dhe lodhje”.

Nëse jeni nënpeshë, do të thotë që nuk po konsumoni një dietë të shëndetshme, të balancuar, që çon në mungesë të disa lëndëve ushqyese për të cilat trupi ka nevojë që të funksionojë siç duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat