Dieta mediterane ndihmon kujtesën tuaj

Dieta

Dieta mediterane ndihmon kujtesën tuaj

Më: 28 janar 2018 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një dietë e re e krijuar nga shkencëtarët ju ndihmon që të mbani aftësitë kognitive edhe nëse pësoni goditje në tru.

Ajo quhet dieta MIND, shkurtesa për Mediterranean-DASH Diet Intervention for Neurodegenerative Delay).

Pjesë e kësaj diete janë ushqime mesdhetare, të cilat ndikojnë në reduktimin e rrezikut nga gjendjet kardiovaskulare, sikurse janë tensioni i lartë, sulmi në zemër dhe goditja në tru.

Ushqimet kryesore të dietës MIND janë perimet, peshqit, manaferrat, ndërsa duhet mënjanuar sheqerin dhe pastat.

Studimet preliminare të Universitetit Rush Medical Centre janë prezantuar në konferencën ndërkombëtare American Stroke Association's International 2018 në Los Anxhelos dhe janë të veçanta, pasi që personat me sulm në tru kanë dy herë më shumë gjasa për të zhvilluar demencën në krahasim me popullsinë e përgjithshme.

“Ushqimet që promovojnë shëndetin e trurit janë perimet, manaferrat, peshku, vaji i ullirit, të cilat janë përfshirë në dietën MIND,” thotë Dr. Laurel J. Cherian, neurolog vaskular dhe asistent i profesorit në Departamentin e shkencave neurologjike Rush.

“Ne kemi zbuluar se dieta ka potencial për të ndihmuar ngadalësimin e humbjes së aftësive kognitive te personat që kanë mbijetuar sulmet në tru.

Studiuesit kanë gjetur se dieta zvogëlon edh  rrezikun nga sëmundja  Alzheimer te personat e moshuar.

Në mesin e ushqimeve të pashëndetshme sipas dietës MIND janë mishi i kuq, djathi, pastat, ëmbëlsirat, gjalpi ose ushqimet e fërguara apo të shpejta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat