Si të humbni peshë duke konsumuar patate

Dieta

Si të humbni peshë duke konsumuar patate

Më: 25 janar 2018 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Patatet janë burimi më i mirë i karbohidrateve me kaloritë më të ulëta.

Efekti i tyre për humbjen e peshës është i sigurt. 

Në ditën e parë të dietës  për mëngjes hani dy patate të vogla, të ziera, me pak kos të bardhë. Në mesvakt konsumoni lëng me selino dhe karotë. Në drektë hani tri patate të vogla me pak mustardë, hudhër dhe majdanoz dhe për darkë hani supë patatesh me qepë, karotë, pa vaj dhe pa kripë.

Në ditën e dytë për mëngjes konsumonin një patate të vogël, të zier, të përzier në qumësht me drithëra. Në mesvakt përdorni një fryt të freskët mollë ose kivi, ndërsa për drekë dy patate në avull dhe pak gjoks pule. Për darkë hani dy patate të ziera me fare pak vaj ulliri.

Në ditën e tretë për mëngjes hani dy patate të vogla, të ziera, me pak vaj ulliri.  Për drekë konsumoni tre patate të vogla në furrë me peshk dhe erëza, pa kripë dhe për darkë hani dy patate të vogla, në avull, me majdanoz dhe një vezë të zier.

Nëse provoni këtë dietë brenda pak ditëve do të humbisni dy kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat