Pse trashemi më shumë rreth barkut? - Bota Sot
Pse trashemi më shumë rreth barkut?

Dieta

E martë, 25 shtator 2018

Pse trashemi më shumë rreth barkut?

Më: 1 janar 2018 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Ka arsye shkencore pse meshkujt dhe femrat fillojnë të trashen rreth barkut, edhe pse ata gjithnjë kërkojnë të mbajnë një linjë më të hollë.

Sipas hulumtimeve të fundit, njerëzit e moshës së mesme e kanë më të vështirë për të zvogëluar barkun.

Ekspertët thonë se me ardhjen e viteve të tridhjeta, sasia e hormoneve në organizëm fillon të bie. Kjo është arsyeja pse dhe metabolizmi fillon të punojë më ngadalë, dhe njerëzit fillojnë të shtojnë peshë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se në mesin e burrave dhe femrave të moshuara shkaktohet një shtesë prej 450 deri 900 gramë çdo vit.

Situata në meshkuj

Testosteroni i lartë është përgjegjës për mbajtjen e pamjes së hollë të trupit. Kjo ndodh për shkak se ky hormon mashkull lidh masën e indit dhe e nxjerr atë nga trupi dhe nuk mblidhet rreth stomakut. Gjithashtu, ndihmon në ndërtimin e muskujve, përshpejton metabolizmin dhe zvogëlon rrezikun nga shfaqja e diabetit, pasi mban ndjeshmëri ndaj insulinës.

Pas moshës 30-vjeçare, testosteroni zvogëlohet për rreth një për qind në vit.

Situata te femrat

Trupi i femrës ka një progres të ekuilibruar të progesteronit dhe estrogjenit gjatë gjithë periudhës së jetës. Është e njohur se estrogjeni i rritur ndikon në krijimin e masës së yndyrave. Te femrat e reja sasia e të dyja hormoneve është e barabartë.

Por, nga mosha 35-vjeçare, niveli i të dyja hormoneve zvogëlohet, gjë që në fund çon drejt menopauzës.

Megjithatë, sasia e progesteronit zvogëlohet shpejt, gjë që shkakton formimin e masës së trashë rreth stomakut, thonë ekspertët.

Mënyra më e mirë për mbajtjen e linjës së hollë është konsumimi i më shumë proteinave dhe më pak karbohidrate, shtim i aktivitetit fizik, zvogëlim të stresit, të qëndrojmë më pak ulur dhe të përmirësojmë cilësinë e gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test