Arsyet se pse nuk duhet t’i hiqni frutat nga dieta juaj - Bota Sot
Arsyet se pse nuk duhet t’i hiqni frutat nga dieta juaj

Dieta

E hënë, 25 qershor 2018

Arsyet se pse nuk duhet t’i hiqni frutat nga dieta juaj

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 23:05
Ilustrim

Ushqimet e ëmbla kontribuojnë seriozisht në shtimin e peshës, por bashkë me ushqimet e ëmbla që nuk rekomandohen, shpesh shtohen edhe frutat.

Shumë studime poashtu kanë vërtetuar se frutat duhet të mënjanohen nga dieta juaj ushqimore bashkë me ëmbëlsirat.

Por nutricionistët amerikanë kanë vënë në pikëpyetje arsyet se pse nuk duhet t’i largoni frutat nga regjimi juaj ushqimor. Është gabim të besohet se portokajt, luleshtrydhet, pjeshkat janë më të dëmshme se sa perimet sepse janë të ëmbla.

Kjo sepse frutat shpesh konsiderohen si dezerte të ëmbla derisa perimet si gjellë.

Frutat nuk përmbajnë vetëm sheqer – kanë edhe fibra dhe lëngje.

Prandaj, konsumimi i tyre shuan etjen dhe urinë. Fibrat mbushin stomakun tuaj dhe ulin oreksin.

Frutat janë antioksidnatët më të mirë.

Frutat janë gjithashtu “lider” i padiskutueshëm në luftën kundër radikalëve të lirë, duke fituar kështu një përfitim tjetër të padiskutueshëm për shëndetin.

Poashtu, frutat ndihmojnë edhe kundër rrudhave dhe plakjes. Studimet e fundit tregojnë se si meshkujt ashtu edhe gratë që konsumojnë më shumë fruta, duken më të rinj.

Frutat janë një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Është e rëndësihme që të konsumojmë shumë fruta, sepse përmbajnë shumë vitamina dhe minerale.

Frutat e freskëta poashtu na ndihmojnë që të jemi të shëndetshëm, të humbasim peshë dhe të jemi në disponim të mirë.

Poashtu, ndihmojnë që njerëzit të duken më të rinj. Frutat i japin një shkëlqim lëkurës, prandaj nuk është sekret që pothuajse secili produkt i bukurisë bazohet në fruta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test