Dieta Mesdhetare në një pilulë të vetme e cila mund t’i shërojë sëmundjet e zemrës - Bota Sot
Dieta Mesdhetare në një pilulë të vetme e cila mund t’i shërojë sëmundjet e zemrës

Dieta

E mërkurë, 19 shtator 2018

Dieta Mesdhetare në një pilulë të vetme e cila mund t’i shërojë sëmundjet e zemrës

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 11:38
Ilustrim

Hulumtuesit e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar se absorbimi i licopenit – substanca e kuqe që gjendet në domate – ka rritje drastike në efektivitet kur kombinohet me proteinë qumështi.

Ata besojnë se efektet e përdorimit të një kombinimi të tillë – e njëjtë me ata të cilët hanë dieta Mesdhetare– mund ta reduktojnë zhbllokimin e artereve që ndodh gjatë sëmundjeve të zemrës.

Licopeni njihet për parandalimin e arterosklerozës, por rrallëherë absorbohet në formë natyrale.

Në eksperimentet e mëhershme, formula e quajtur LactoLycopene, e kishte përmirësuar qarkullimin e gjakut për 53 për qind te pacientët të cilët kishin qenë të diagnostikuar me ndonjë sëmundje të zemrës.

Joseph Cheriyan thotë se pilulat nuk janë zëvendësim i një diete të shëndetshme, por u ofrojnë përfitime shtesë tretmanëve të ndryshëm të sëmundjeve të zemrës.

Vlen të ceket se sëmundjet e zemrës mbeten ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test