5 truket më të rrezikshme të dietave që vënë seriozisht në rrezik shëndetin

Dieta

5 truket më të rrezikshme të dietave që vënë seriozisht në rrezik shëndetin

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 20:34
Ilustrim

Nëse procesi i rënies në peshë do të ishte aq i thjesht sa propagandohet, askush nuk do të vuante nga kilogramët e tepërt! Të arrish në peshën ideale është shumë më shumë sesa 3 filxhanë çaji jeshil, të ngrënit vetëm perime për 3 ditë apo të tilla truke aspak të shëndetshme. Living më poshtë do të ndajë me ju të gjitha gabimet që bëjmë me dietat, gabime të cilat jo vetëm që rezultojnë të dëmshme, por do të kontribuojnë në shtimin e peshës. 
Çajrat detoksikues përmbajnë bimë medicinale të cilat pastrojnë organizmin, por nëse këto çajra përmbajnë gjethe sene duhet të keni kujdes pasi enzimat laksative të senës mund të bëjnë që të humbisni elektrolitet të dehidratoheni ! Për pasojë ju do të ndjeni dhimbje muskujsh dhe do të keni probleme me aparatin tretës. 
Dieta ketogjenike e varfër në karbohidrate dhe e pasur në yndyrna bën të mundur që trupi të djegë yndyrën e akumuluar për energji në vend të karbohidrateve. Këto dieta janë specifike në rast se rekomandohen nga specialistët e shëndetit, nëse vuani nga ndonjë sëmundje, sepse nëse doni thjesht të humbni peshë nuk është një regjim i mirë për ju. 
Dietat që përmbajnë disa ushqime të caktuara
Nëse do të kufizoheni vetëm në disa përbërës si dieta e portokalleve, dita e këprudhave apo dieta e vezëve do të rrisë rrezikun e defiçencave të lëndëve e vlerave ushqyese.
Dieta e ushtrisë e cila ju kufizon të merrni vetëm 1000 kalori në ditë është e përshtatshme vetëm nëse jeni 1m e 48 cm. . Ky regjim ushqimor ngadalson metabolizim dhe bën që ju t’i fitoni kilet e humbura dyfish dhe më shpejtë pasi ju ta keni përfunduar dietën military.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat