Tetë ushqime dimri për të humbur në peshë

Dieta

Tetë ushqime dimri për të humbur në peshë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 17:14
Ilustrim

Gjatë stinës së dimrit mund të shijoni disa ushqime, të cilat janë vërtet të ushqyeshme dhe që mund t’ju ndihmojnë të humbi peshën apo ta ruani atë ashtu siç duhet.

1. Speci djegës ka pak kalori, shumë fibra dhe elemente ushqyese. Për shembull, nëse bëni një supë me lëng mishi dhe keni grirë në të domate, hudhër apo fasule të zeza dhe ndoshta pak proteine, speci djegës do ta bëjë pjatën tuaj më të shijshme dhe të ushqyeshme. Ai përmban një fitokemikal të njohur si kapsaicin, i cili lidhet me humbjen e peshës dhe rrit metabolizmin.

2. Një tas bollguri është ideali për mëngjeset e ftohtë të dimrit, ai nxit bakteret e dobishme në zorrë dhe ndikon në atë se si trupi depoziton yndyrën, për shkak të shumë fibrave prebiotike brenda. I shoqëruar me pak kos, me copa bananeje apo molle si dhe mjaltë, vlerat e konsumit të tij rriten edhe më shumë.

3. Pazzi i  “ gjelbër”  ka lëndë ushqyese, kalcium dhe magnez. Kalcium dhe magnezi, jo vetëm ndihmojnë për të mbajtur kockat e forta, për këta dy ushqyes punojnë gjithashtu të përmbushni oreksin, duke bërë të hani më pak.

4. Farat e kungullit  janë të përsosura për t’iu shtuar supave në dimër.  Por ju edhe mund të hani thjesht fara kungulli me pak vaj ulliri. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit imunitar dhe ulin shanset tuaja për tu sëmurë. Kanë doza të mira të vitaminës C dhe beta-karoten, plus dhe fibra, që i bëjnë të mos kenë shumë kalori.

5. Lakër Brukseli e cila  përmban më shumë proteina në krahasim me të tjera perime të gjelbra apo sallata. Lakra e Brukselit ka shumë fibra.

6. Shegë , frut i ëmbël i kuq ku me farat e saj mund të spërkasni sallatën ose tërshërën, falë ëmbëlsisë natyrale të tyre. Për fat të mirë, farat e shegës jo vetëm kanë shumë pak kalori, por gjithashtu janë plot me fibra dhe magnez, një komponent kyç për rezistencën, një domosdoshmëri kjo gjatë motit të ftohtë.

7. Supa e pulës është e dobishme për belin tuaj! Ju mund të hidhni shumë perime në një supë me lëng mishi (p.sh.: selino, karrota, misër, patate të ëmbla, spinaq, speca,etj). Supë me lëng pule është zakonisht me pak kalori, kështu që nuk duhet të ndjeheni fajtorë nëse  e konsumoni. E mbushur me proteina të varfra (përdorni gjoksin e pulës si mish), kjo supë do t’ju ndihmojë gjithashtu të rrisni imunitetin dhe të shmangni ftohjet në dimër.

8. Patate të ëmbla te cilat kanë më shumë niseshte se llojet e tjera të patateve, sepse peshojnë më ulët në indeksin glicemik. Jo vetëm që patatet e ëmbla mbajnë nivelin e sheqernave të gjakut gjatë muajve të dimrit, por janë të mbushura me të njëjtën sasi të fibrave të ngopura si dhe patatet e bardha, gjë që na ngop kur i konsumojmë. Veç kësaj, këto patate janë të gjithanshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat