Dieta mediterane më e mirë se çfarëdo ilaç

Dieta

Dieta mediterane më e mirë se çfarëdo ilaç

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 21:58
Ilustrim

Dieta e pasur në perime, arra, peshk dhe vaj mund të zvogëloj shanset për një vdekje të hershme si pasojë e sulmit në zemër tek pacientët për 37 përqind.

Sëmundjet e zemrës trajtohen më mirë me një dietë mediterane se sa me ilaçe që zvogëlojnë kolesterolin, ka zbuluar një studim i ri, shkruan The Independent.

Ekspertët konkluduan se një dietë e pasur me perime, arra, peshk dhe vaj mund të zvogëlojnë shanset e një vdekje të hershme për 37 për qind, tek pacientët me sëmundje të zemrës.

Studimi pati 1.200 njerëz të cilët kanë pasur një përvojë të sëmundjes së zemrës dhe gjeti se ata që e kanë ndjekur më së shumti këtë dietë kishin më pak gjasa për të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat