Ja çfarë nuk duhet të bëni kur jeni në dietë

Dieta

Ja çfarë nuk duhet të bëni kur jeni në dietë

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 16:17
Ilustrim

Nëse je në dietë, ti ke nevojë të flasësh për arsyet pse zgjedh atë ushqim në vend të këtij, sa kalori ka njëri dhe sa tjetri, por nuk duhet të harrosh që njerëzve nuk u pëlqen shumë të dëgjojnë këto biseda.

Shoqet apo koleget që ke afër mund të jenë më të shëndosha sesa ty dhe të mos ndihen mirë kur u thua që po mban dietë sepse je e shëndoshë.

Disa njerëz me të drejtë e shijojnë ushqimin dhe janë në humor të mirë para një vakti, apo akullores që kanë porositur dhe nëse ti u flet për kaloritë që kanë ushqimet, ua prish gjithë atmosferën.

Kjo bisedë nuk është vetëm e pashëndetshme, është edhe e mërzitshme.

Vazhdo planet e tua me ushqimin, por mos fol shumë për to dhe sa herë mundesh, zgjidh shoqërinë në vend të dietës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat