Gjykata austriake dënon çiftin nga Kosova, ndërtuan dy shtëpi në Kosovë duke u deklaruar si invalidë - Bota Sot
Gjykata austriake dënon çiftin nga Kosova, ndërtuan dy shtëpi në Kosovë duke u deklaruar si invalidë

Diaspora

E diel, 23 shtator 2018

Gjykata austriake dënon çiftin nga Kosova, ndërtuan dy shtëpi në Kosovë duke u deklaruar si invalidë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:57
I denuari

Një çift nga Kosova është dënuar nga Gjykata Rajonale në Vjenë me pretekstin se e kanë mashtruar shtetin austriak duke e deklaruar rrejshëm statusin e invalidit.

I dyshuari 45 vjeçar, që nga viti 2010 deri në vitin 2017, ka qenë gjithmonë jashtë Austrisë, në shtëpinë e tij në Kosovë, por asnjëherë nuk ka treguar për udhëtimet e tij. Për gruan e tij ka thënë se ka probleme psikologjike dhe trauma nga lufta, gjë që ka bërë që çifti të marrë ndihmë ekonomike të nivelit të dytë nga shteti austriak.

Të dy së bashku nga ndihma ekonomike austriake kanë përfituar 59 mijë e 297 euro. Me këto para që kanë marrë, thuhet se burri ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë, ndërsa shtëpia e dytë është në ndërtim e sipër, shkruan Heute.at, transmeton Express.

Një numër i madh i dëshmitarëve (kushërinjtë, nipat dhe vëllai), kanë dëshmuar në Gjykatë lidhur me rastin. Nipi i të dyshuarit nuk ka folur fjalë të mira për dajën e tij.

“Është një burrë me të cilin nuk duhet të shoqërohesh” ka thënë ai.

Ndërkohë vëllai ka treguar se gruaja e tij nuk ka probleme mentale fare.

“Gruaja e tij nuk ka probleme mendore, nuk ka trauma siç kanë thënë ai dhe ajo” , ka dëshmuar vëllai.

Ndërkohë gjërat janë vështirësuar edhe më tepër kur i dyshuari është dashur që të përgjigjet në Gjykatë i shoqëruar nga një përkthyes, përderisa të gjitha shkresat për (mbulesat dhe ankesat) ishin të shkruara në gjuhën gjermane shumë mirë.  Për këtë i dyshuari kishte thënë se i ka shkruar djali i tij.

Gjyqtari u ka besuar dëshmitarëve dhe e ka vendosur që të akuzuarit t’i dënojë me 14 muaj burgim me kusht, megjithatë ky vendim ende nuk është definitiv.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test