Sokoli dhe e dashura u vranë në aksident, policia greke kërkon autorin - Bota Sot
Sokoli dhe e dashura u vranë në aksident, policia greke kërkon autorin

Diaspora

E diel, 23 shtator 2018

Sokoli dhe e dashura u vranë në aksident, policia greke kërkon autorin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:09
Sokoli dhe e dashura

Policia greke është në kërkim të makinës xhip i zi që vrau çiftin e ri, Sokolin 26-vjeçar nga Shqipëria dhe Veronikën 23-vjeçare nga Polonia dhe i braktisi në asfalt.

Aksidenti ndodhi të dielën orët e para të mëngjesit kur çifti Sokol Shkurti dhe Veronika Kiueek, kthehej nga argëtimi dhe për pak metra ndoqi në drejtim të kundërt rrugën Agiu Meletiu në qendër të Athinës. Të dy humbën jetën në asfalt, ndërsa shoferi i makinës xhip u largua menjëherë.

Në reportazhin e Star Channel dëshmitarët rrëfejnë momentet e frikshme, ndërsa i ati i Veronikës, Slavimir Kiupek kërkon drejtësi, të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte ndihmën e parë.
“Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj”, shprehet babai i 23-vjeçares Slawimir Kiueek. Sokoli punonte courier ndërsa Veronika studionte për Mikrobiologji.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test