Tronditet Belgjika – politikani shqiptar kapet me 3 kilogram heroinë

Diaspora

Tronditet Belgjika – politikani shqiptar kapet me 3 kilogram heroinë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 09:40
Shqiptari Rediart Cankja, anëtari i Partisë Kristiane Demokratike Flamane (CD & V) në Belgjikë dhe kandidat për Asamblenë Komunale në Antwerp

Shqiptari Rediart Cankja, anëtari i Partisë Kristiane Demokratike Flamane (CD & V) në Belgjikë dhe kandidat për Asamblenë Komunale në Antwerp, është arrestuar në Francë pasi i janë gjetur tre kilogram heroinë në veturë.

Cankja – i cili ishte akuzuar nga një tjetër politikan në Belgjikë, Bart De Wever, mbi dyshimet për lidhje me trafikantët e drogës vetëm një javë më parë – po udhëtonte drejt Zvicrës në momentin kur u arrestua, në qytetin francez Vitry, afër kufirimit me Zvicrën.

Në momentin e arrestimit, bashkë me Cankjën, ishte edhe një kosovare. Shpresa S. janë inicialet e gruas nga Kosova, publikuara nga mediet belge. Sipas hetuesve të Policisë, siç shkruan Nieuws Blad, heroina ishte projektuar për tregun zviceran,

Përfshirja e një kandidati për Asamble Komunale në trafikun e drogës përbën një skandal në Belgjikë. Mediet belge shtrojnë pyetjen se çfarë lidhje ka partia CD & V me trafikun e drogës, dhe se çfarë lidhje ka Rediart Cankja me qytetaren nga Kosova Shpresa S.

Zgjedhjet për Asamble Komunale në Antwerp do të mbahen një muaj më vonë. Por, Cankja tashmë është hequr nga lista me vendim të kryetarit të CD & V, Kris Peeters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat