Vushtrria, qyteti i shpresës dhe ndryshimeve

Diaspora

Vushtrria, qyteti i shpresës dhe ndryshimeve

Nga: Vehbi Haliti Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:50
Vushtrri

Ndryshimet për të mirë të qyteteve tona janë dëshira jo vetëm të qytetarëve që jetojnë aty, por edhe të atyre që vizitojnë her pas here siq janë bashkëatdhetarët tonë.Si çdo qytet tjetër edhe Vushtrria e pasluftës u përball me shumë probleme infrastrukturore dhe menaxheriale të cilat edhe sot vërehen me ndertime të egëra dhe pa kurfar kriteriesh urbanistike, pa parkinge, hapsira të gjelbërta,rrugë të mirëfillta etj.

Shembulli më i mirë i një plani të keq është sheshi i qytetit i cili nuk ishte i planifikuar për vendosje të kabllove elektrike për shpërndarje anësore dhe për këtë shkak zgjidhja e këtij problemi kërkon investime të reja duke prishë një pjesë të sheshit për vendosje të kabllove që ka një kosto tejet të lart, ë gjitha këto ishin bërë nën pushtetin e mëparshum.Ardhja e e koalicionit të ri në Vushtrri nga zgjedhjet e kaluara është një sfidë e veqant me problemet e lëna nga pushteti i mëparshum, por si duket aty ku ka mundësi ndërhyrjet janë evidente.

Pas një vizite në disa pjesë të qytetit në të cilat vrehet një pastërti më e madhe me vendosjen e kontinjerëve publik e sidomos privat,por edhe në shesh vrehet një pastërti mjaft e mirë.Kurioz isha të shohë edhe ndërtesën e komunës se re e cila më la pa fjalë.Me një arqitektur funksionale e pajisuar edhe me sistemin e pritjes në rend në mënyr digjitale, me monitor gjithëandej që do ua kishin lakmi edhe shumë komuna më të pasura në perendim u ndjeva si nuk jam në Vushtrri apo Kosovë. Nga gjithë kjo befasi për të mirë mu duk tejet siperfaqësore mos të bisedoj me ndonjërin nga zyrtarët e komunës mbi këto tema të cilat dëshiroja të i ndaj me lexues.Ishte dëshirë e imja që të takoja Mehmet Selaci, Drejtor i Drejtorisë për Administrat Komunale në Vushtrri për dy arsye, s’pari pse kisha lexuar shumë më heret për rolin kreativ në postimet mbi dukurit negative në Vushtrri dhe s’dyti sepse ai tani është zyrtar komunal dhe përgjegjës për administrat komunale.Nuk e njohja fare personalisht për këtë u pajtuam përmes shkresave për një takim në zyrën e tij, dhe ashtu si u muarrëm vesh edhe u takuam.

Ishte e Hënë 27 Gusht 2018 shumë palë të interesuara për dokumente,në një ballin një punëtore orientonte palët në drejtimet e caktuara, ndërsa sportelet ishin të gjitha të zëna me palë thash me mendje si ka qenë situata në objektin e vjetër hiq më pak se mjeruese.Dhe nëpër koridor vijë deri te personi i kërkuar, më priti me një mirësjellje.Koha të cilën e kisha zgjedhë për vizit nuk ishte shume e përshtatshme ngase të Hëneve zakonisht kishte shumë palë për dokumente dhe në një mënyrë u bëra pak pengesë në punën e drejtorit, por ç’të bëja nuk kisha shumë zgjidhje për ditët tjera. Dhe nuk doja të e zgjasë shumë kështu filluam bisedën mbi interesin e pyetjeve të cilat kishin të bënin me organizimin e punës në objektin e ri si dhe planet në të ardhmen.Zotëri Selaci ceku hjekjen e tarifave prej një euro për çdo kërkesë që ka bërë qytetari,lëshimi i dokumenteve për bashkëatdhetarë për shtesa të fëmijëve me vulë të komunës të cilat po pranohen nga shteti Gjerman pa nevojë të vulës së ministrisë me çka vërtetohet se këta persona nuk marrin shtesa për fëmijë në Kosovë me çka ju mundësohet që këtë benifit të e gëzojnë në shtetin Gjerman, kjo vlen sidomos për ata që janë duke shkuar me viza pune, dëshmia për student të cilët punojnë punë sezonale dhe mundësia e kthimit të tatimit në pagë pas kthimit si dhe lehtësira të tjera të cilat varen nga ne.

Në plan për vitin e ardhëshum sipas z.Selaci është formimi i një arkive komunale kompakte ku do të ketë qasje më të lehtë dhe efikasitet më të lart.Në fund ato që i kisha shkruam më lart veq përputheshin edhe nga z.Selaci duke krijuar një pasqyrë të re për administratën komunale në Vushtrri, me njerzë kreativ dhe inovator në punën e tyre.Me gjasë Kosovës i vyejnë shumë shembuj të zotëri Selaci-it të cilët shërbimin ndaj qytetarit dhe diciplinën në punë e kanë prioritet, dhe me punën e tyre tregojnë se koha sa për të shkuar në punë për të marr një pagë ka mbaruar. Këtë më së miri po e vlerësojnë qytetarët me shërbime të shpejta dhe korrekte. E lash Vushtrrin me ndryshime pozitive duke pirë qaj dhe duke shikuar se si do të duket qendra e re e kulturës, në të vërtet sivjet jeta kulturore ishte shumë më e begatëshme se viteve të kaluara që më inkurajoi edhe më shumë për një lamtumirë edhe më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat