Edi Rama pranohet për studime në universitetin e Oksfordit

Diaspora

Edi Rama pranohet për studime në universitetin e Oksfordit

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:39

Edi Rama, studenti 18-vjeçar, djalë i refugjatëve nga Kosova, është pranuar në Universitetin e Oksfordit ku do t’i fillojë studimet nga shtatori.

Kjo është larg prej fushëbetejave të Ballkanit nga të cilat kishin ikur babai i tij piktor, Arsimi 48 vjeç dhe nëna e tij recepsioniste, Gëzimja 42 vjeç, në mesin e të 90-tave – të cilët nuk humbin kohë t’ia kujtojnë atij këtë gjë, shkruan New Ham Recorder.

Ata ishin njerëzit e parë që Edi i telefonoi pasi mori vesh që kishte arritur notën maksimale A në matematikë, në matematikë të mëtejme dhe në nivelet A të kimisë.

“Ata shpesh ma kujtojnë se sa me fat jemi që jetojmë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Edi, që ka një vëlla më të vogël, Drinin, si dhe një motër më të re, Dean.

“Nuk flasin shumë për atë që kishte ndodhur por sigurohen që ne ta dimë se sa ndryshe ka qenë fëmijëria e tyre nga kjo e jona.

“Është shumë e vështirë për mua që ta çmoj veç sa vështirë ka qenë për ta, pasi kam lindur këtu dhe nuk di asgjë. Kjo duket e largët për ne, por qartazi jo për ta”.

“Kur iu thashë se sa mirë e kisha bërë testin, të dy u përlotën. Për ta ka shumë vlerë që djali i tyre ia ka dalë në këtë vend. Janë shumë mirënjohës për gjithçka që ky shtet na ka dhënë”.

“Sikur të mos ishin larguar nga Kosova dhe të ishin zënë në luftë, ka gjasë që nuk do të rronin aq gjatë sa të kishin fëmijë, se lëre më t’u shkojë njëri prej tyre në njërin nga universitet më të mira në botë”.

Prindërit e Edit u larguan nga Kosova teksa mbretëronte lufta civile, dhe kishin arritur në Gjermani më 1995. Pas përfundimit të luftës, autoritetet gjermane u kishin thënë që duhet të kthehen në Kosovë.

Kështu, atyre iu dha azil nga Britania e Madhe, ku ishin shpërngulur më 1999 duke u vendosur në Barking të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat