Tjetër sasi e madhe droge shqiptare kapet në Greqi, “byzylykët” i vihen një 76 vjeçari

Diaspora

Tjetër sasi e madhe droge shqiptare kapet në Greqi, “byzylykët” i vihen një 76 vjeçari

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:33
Policia greke

Policia greke ka arritur të sekuestrojë plot 8 çanta me drogë që vinte nga Shqipëria.

Në pranga ka rënë një i moshuar grek në moshën 76 vjeçare.

Sipas veprimeve të policisë greke, rezulton se në çanta kishte një sasi prej 264 kilogramësh marijuanë.

Aksioni u krye në Aleksandoupoli. Autoritetet e kanë ndjekur “ngarkesën” dhe kanë vënë re se ai që shkoi për të marrë drogën ishte një shtetas grek i moshës 76 vjeçare, i cili me të arritur tek çantat është arrestuar në flagrancë. Në këto muja të vitit 2018, plot 7 ton drogë të ardhura nga Shqipëria janë sekuestruar në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat