E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb ndjenjat në burg

Diaspora

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb ndjenjat në burg

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

 

Një i burgosur shqiptar është dërguar me urgjencë në spital pasi është gjetur pa ndjenja në qelinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikalas.

Sipas mediave greke, shqiptari kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe kishte humbur ndjenjat. Autoritetet u mobilizuan menjëherë dhe e dërguan atë në spital.

Bëhet me dije se i burgosuri shqiptar aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë, ka nisur një hetim për të zbuluar se ku e gjeti alkoolin në burg i burgosuri shqiptar, i cili vuan dënimin për trafik droge.

Paraprakisht dyshohet për alkool të përgatitur nga frutat në ambientet e burgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat