Mediat italiane publikojnë pamjet, si u ndoq nga vrasësit shqiptari Viktorjan Picaku - Bota Sot
Mediat italiane publikojnë pamjet, si u ndoq nga vrasësit shqiptari Viktorjan Picaku

Diaspora

E diel, 19 gusht 2018

Mediat italiane publikojnë pamjet, si u ndoq nga vrasësit shqiptari Viktorjan Picaku

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 08:15
Viktorian Picaku

Pas atentatit të bërë disa ditë më parë në Bari të Italisë ndaj 24-vjeçarit shqiptar, Viktorian Picaku, mediat italiane kanë bërë publike pamje nga momenti i krimit. Nga pamjet e një kamere sigurie duket momenti kur skuteri vjen, duken qartë edhe dy autorët dhe viktima Picaku para tyre.

Më pas pamjet e kamerës tregojnë qytetarët që kishin dalë në shesh dhe që largohen të frikësuar nga zhurma e të shtënave.

Viktorian Picaku u ekzekutua disa ditë më parë në sheshin Abbazia, në Corato të Barit nga dy persona me një motor skuter të identifikuar si Domenico Manzi, 21 vjeç dhe Domenico Patruno 29 vjeç.

Plumbat e shtënë në drejtim të tij e kanë prekur në kohë dhe në mushkëri shqiptarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test