Shqiptari kapet me 130 kg drogë në Kostur

Diaspora

Shqiptari kapet me 130 kg drogë në Kostur

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:26
Policia greke

Një shqiptar u vu në prangat e policisë greke pasi u kap duke ruajtur 130 kg hashash në një pyll të Kosturit.

Droga ishte ndarë në 29 pako, të cilat ishin fshehur brenda 6 valixheve dhe një thesi.

Sipas autoriteteve atje, droga peshonte 129.97 kilogramë.

Policia gjithashtu konfiskoi një telefon celular. 27-vjeçari, i cili kishte hyrë ilegalisht në Greqi, do të paraqitet në Prokurorinë e Kosturit për t’u njohur me akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat