E linin të dilte nga burgu për të punuar, shqiptari ther kunatin e tij dhe zhduket! - Bota Sot
E linin të dilte nga burgu për të punuar, shqiptari ther kunatin e tij dhe zhduket!

Diaspora

E shtunë, 18 gusht 2018

E linin të dilte nga burgu për të punuar, shqiptari ther kunatin e tij dhe zhduket!

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:35
Itali

I kishin dhënë mundësinë të punonte jashtë qelisë së burgut, por shqiptari e përdori për të therur kunatin e tij.

Media italiane raporton se një 45 vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim, pas një tentative për vrasje dhe arratisjes nga burgu.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur në media, por sqarohet se ai do duhej të dilte nga burgu në vitin 2022. Shqiptari ishte dënuar për një sërë veprash, drogë, prostitucion dhe armëmbajtje pa leje.

45 vjeçarit i ishte dhënë mundësia për të punuar me kohë të pjesshme në një kompani jashtë burgut. Por kësaj here ai nuk është rikthyer. Mediat sqarojnë se shqiptari ka takuar kunatin e tij egjiptian në periferi të Torinos dhe pas një mosmarrëveshjeje, e ka goditur me thikë dy herë në trup. Shtetasi me origjinë egjiptiane i ka shpëtuar vdekjes fatmirësisht, ndërsa shqiptar i ka shpëtuar burgur dhe është arratisur, me vetëdijen se nëse od të kapet, dënimi do t’i rritet edhe më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test