Ministri Gashi ndan mirënjohje për bashkatdhetarët

Diaspora

Ministri Gashi ndan mirënjohje për bashkatdhetarët

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 10:04
Dorezimi i mirenjohjes

Në koncertin e organizuar për gurbetqarët mbrëmjen e së martës në Prizren u shtrua edhe sofra me ushqime, ndërsa mërgimtarët i shërbeu edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.

Ai duke ju drejtuar mërgimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë tha se ky është  “organizimi i parë i këtij lloji në republikën e Kosovës, me të vetmin qëllim që të ju jemi falënderues për gjithë atë që keni bërë dhe po bëni për Kosovën”.

Gashi tha se Ministria ka vendosur që disa mërgimtarëve për kontributin e dhënë të ju ndajë mirënjohje, gjithmonë tha Gashi në shenjë falënderimi për punën dhe kontributin.

Sipas kumtesës, në emër të mërgimtarëve Muahmet Vezaj falënderoi ministrin e Kulturës ndërsa bashkatdhetarëve u dëshiroi mirëseardhje në vendlindje. Ai përmendi etapat në të cilat bashkatdhetarët tanë kanë kontribuar për Kosovën dhe i ftoi që të vazhdojnë ta ndihmojnë familjen dhe vendin e tyre.

Pas ndarjes së mirënjohjes nga valltaret dhe valltarët e AKV “Emin Duraku” mërgimtarët u shërbyen me ushqime tradicionale.

Koncerti sofra e gurbetqarëve u organizua nën qiellin e hapur, në një ambient të këndshëm, në Kejin e Lumbardhit, në Shatërvanin e Prizrenit.

Mbrëmjen e hapën valltarët e Ansamblit Lidhja e Prizrenit, të cilët u paraqitën me valle popullore, ndërsa në pjesën më të madhe të koncertit AKV “Eminn Duraku” paraqiti dasmën e Zhurit dhe pjesë të folklorit të Lumës.

Me valle para të pranishmëve u paraqit edhe ShKA “Dogri Yol”,  Grupi I rapsodëve nga Kukësi dhe këngëtarët Bukurie Zogaj, Masar Sinani etj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat