Dega e LDK-së për Beneluks vazhdon aktivitetet e saj

Diaspora

Dega e LDK-së për Beneluks vazhdon aktivitetet e saj

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 00:08
Kryesia e Deges së LDK-së për Beneluks në zyrat e grupit parlamentar të LDK-së u priten nga shefi i grupit Avdullah Hoti me bashkëpunëtorë

Edhepse të ardhur për pushime verore në atdhe, disa anëtarë të kryesisë së LDK-së për Beneluks, të kryesuar nga kryetari z.Bahtir Kastrati, ditët e pushimit po i shfrytëzojnë me aktivitete të ndryshme ku pasi shpërndanë mirënjohjet të cilat Dega në Bruksel kishte ndarë me rastin e 28 vjetorit të themelimit dedikuar aktivistëve të devotshëm të LDK-së anekend Kosoves, dje bënë homazhe pranë varrit të veprimtarit e diplomatit Gani Azemi me rastin e 67 vjetorit të lindjes ku vunë edhe kurora lulesh në shenjë respekti për punen dhe angazhimin e tij si bashkëveprimtar e diplomat i shquar që ishte.

Ndërkaq sot në zyrat e grupit parlamentar të LDK-së u priten nga shefi i grupit z.Avdullah Hoti me bashkëpunëtor, me çrast u bisedua dhe u kerkua një bashkëpunim akoma më intenziv me Degët e LDK-së në diasporë, aq më parë kur siq po shifet vendi deomos duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të mospunes efikase të qeverisë aktuale dhe mosaftësisë së saj për t’i quar proceset përpara.

Më pas kryesia e Deges së LDK-së për Beneluks zhvilloj takime të ndara edhe me disa deputet tjerë të LDK-së, megjithë faktin se tani kuvendi ka shkuar në pushim veror, gjeten rastin t’i takojnë edhe zotrinjtë Kujtim Shala, Naser Osmani, Naser Rugova e të tjerë..

Remzi Azemi

Zëdhënës i Deges së LDK-së për Beneluks.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat