Ambasada konfirmon: Tre shqiptarë të plagosur nga flakët në Athinë, 2 janë fëmijë

Diaspora

Ambasada konfirmon: Tre shqiptarë të plagosur nga flakët në Athinë, 2 janë fëmijë

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 20:31
Zjarri

Ka shkuar në tre numri i shqiptarëve të plagosur nga zjarret që kanë përfshirë Athinën.

Ambasada shqiptare në Greqi, konfirmon se përveç qytetarës së plagosur, në spital ndodhen edhe dy fëmijë nga e njëjta familje nga Fieri, 10 dhe 13 vjeç.

Njoftimi i ambasadës shqiptare në Athinë

Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njejta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore. Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat