Shkolla Plotësuese Shqipe në Belgjikë- Krahasime etnike me kombet e tjera

Diaspora

Shkolla Plotësuese Shqipe në Belgjikë- Krahasime etnike me kombet e tjera

Nga: Ferid Shehu Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:17
Foto nga shkolla Plotesuese shqipe ne Skarbek të Brukselit.ku nxeneset Anida Ramadani dhe Fatime Ibraimi jane dke recituar nje recital.

Shkolla Plotësuese Shqipe në Belgjikë- Krahasime etnike me kombet e tjera,  mbi mësimin e gjuhës së origjinës në Belgjikë. Si t'i ndihmojmë fëmijët tanë t'i mesojnë mirë gjuhen e origjines dhe gjuhen e vendit ku jetojne?

Japonezët, Polakët, Jahudit, i kanë shkollat  e veta të rregullta me programe të vendeve të tyre. Mos të flasim për Amerikanët, Britanikët, Gjermanët, Francezët, Skandinavët etj. Apo si Portugalia e Turqia i sjellin mësuesit nga vendet e tyre me ua mesuar gjuhen fêmijëve të vet.

Neve në Belgjikë Shkollën plotësuse e kemi me më pak se 170 nxënësa që mësojnë dy orë në javë. Apo në Zvicër  Shkolla Plotësuese Shqipe i ka 1798 nxënësa me 133 klasë.

Me këte nuk duam të themi se neve shqiptarët duhet t'i themelojmë shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe me programet e shtetit shqiptar, sikur i kane ketu në Belgjike kombet që i theksuam më lartë. Por nuk bënë me lënë pasdore gjuhën shqipe, me arësyetimin  gjoja se jemi modern në Europë dhe  ska nevoje me mesuar shqipen ne shkolla, sepse  ua mesojme vet. Që dmth i lëmë analfabet femijet në gjuhën e origjines.  Ata edhe nese din me folur shqip, nuk flasin mirë, bile nuk dinë me lexuar nje libër të thjeshtë e lere  me shkruar që nuk din fare. Një gjë është e padiskutueshme se fëmijët tanë kanë nevojë me ua mësuar gjuhën e origjinës, natyrisht me metoda bashkohore duke iu pershtatur rrethanave specifike. Si për shembull mësuesit e shkolles plotësuese shqipe duhet të jenë të aftë t'ua mësojnë edhe gjuhen e vendit ku jetojnë femijet: frengjisht, holandisht, anglisht, gjermanisht etj. Bile do ishte mirë te hapen te shkolla shqipe edhe klase ku u ndihmohet femijëve tane me i bere detyrat e shkolles belge. Apo me i ndihmuar ne lendet qe ata kane veshtiresi si: gjuha frenge, angleze, gjermane, shkenca natyrore, matematika etj. Bile kjo me duket eshte imperativ i kohes qe jetojme.

Sa e dinë  gjuhën shqipe fëmijët tanë në mergim.

Edhepse flasin shqip ne shtepi ata e dinë shqipen më pak se moshataret e vet ne trojet etnike.  Ata e dinë më pak edhe gjuhen e vendit ku jetojne p.sh frengjishten, anglishten, gjermanishten. Patjetër  duhet me u ndihmuar, sepse nga rezultatet e testimeve qe ka bere Komisioni per arsim i Parlamentit Evropian, del se femijet e mergimtareve  kane rezultate me te vogla se femijet vendas ne mbarimin e universiteteve.

Nga puna ime tre vjeçare si mesues i shkolles shqipe ne Skarbek te Brukselit,  kam shenuar ne ditarin tim, se femijet shqiptar  ne kursin fillestar te gjuhes shqipe ata qe jane  8 vjeçar por edhe deri 11 vjeçar, disa prej tyre edhe pse flasin shqip ne shtepi,   nuk i dinin ne shqip fjalët: daja, tezja, halla, xhaxhai,kusherini,nipi ,mbesa, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrema, diten e mirë, natën e mirë.veri, jug, lindje, perendim, muajt e vitit, dritares i thonin xhami.lëngut frutave i thonin sok, delja, vallezimi, gota, lopata, disa perime, disa pemë etj.

Jemi të gëzuar qe kemi patur rastin t'ua mesojme jo vetem alfabetin shqip por edhe disa fjale shqip te lartepermendura ua kemi mesuar disa nxeneseve. Por siq e theksuam me larte femijet tane 8 vjeçar ne klasen e dyte  fillore duhet ndihmuar edhe ne gjuhen e vendit ku jetojne pershembull frengjisht,holandisht, anglisht, gjerrmanisht. Gjate punes time ne ditarin tim kam shenuar se nxenesat e klases se dyte  kishin veshtiresi me i kuptuar disa fjale ne frengjisht si pershembull: bon soiré (naten e mire) bon journé diten e dimre. cou=qafa, pont=ura, montre=ora, enët= vessailles, casserole, =tenxhere, drapeau=flamuri. I përzienin fjalët libre=i lirë me fjalën livre=libër, arbre=lisi, hiver=dimri, poashtu i përzienin speci poivron dhe dardha poire, luga=cuiller, fourchete piruni, dhelpra=renard, acide =i thartë, chambre à coucher=dhoma e gjumit, notre pays=vendi yne, gare du train=stacioni i trenit, dictionnaire de poche=fjalor xhepi, qep ognon, clefs=çelësat, pompier=zjarrefikesi, cuisinier=kuzhinieri.,robinet=çeshmja, verre=gota dhe bouteille shishe i perzienin.plateau =tepsi, bougie=qirinjë, gant=dorëza, chevre=dhija, route=rruga. 

Shkolla Plotësuese Shqipe në Belgjikë sidomos ne tre vitet e fundit funksionon falë angazhimit personal të politikanëve belg me origjinë shqiptare si Amet Gjanaj (PS)në Molenbek, Burim Hisen Demiri (Defi) në Skarbek dhe Adnan Rexhepi (CDH) në Namur. Këta tre duke e pare nevojen e shqiptareve por edhe faktin e leverdishem per to  se më lehtë fitohen votat etnike se ato ideologjike i kane hapur shkollat shqipe ne Belgjikë.

Kjo  është e mirë për ne dhu nuk ka asgjë të keqe,Hallall u qoftë atyre, natyrisht nese nuk mbeten vetem me kaq por i realizojne shumicen e premtimeve elektorale per permiresimin e jetes se perditshme te votuesve .  Shkolla Plotësuese Shqipe Vatra në Molenbek të Brukselit   në 13 vitet e funksionimit ka  nxjerrur mbi 500 nxënësa, tha deputeti Amet Gjanaj (PS) në perfundimin e vitit shkollor 2017/2018. Që i bie se shkolla shqipe Vatra ka patur nga 39 nxënësa në vit apo gjithesejt  507 nxënësa që eshte sukses per tu lakmuar. Ne këtë shkollë kanë punuar mirë : drejtori Ibrahim Dizdari me mesueset: Mirjeta Bardhoshi, Fatbardha Skepi, Silvana Gjebrea si dhe mesuesit e vallezimit dhe muzikes Vaile Shkodra dhe Imer Abazi.

Në Shkollen Shqipe në Skarbek  ne tre vitet e fundit ka patur 69 nxënësa qe kane percjellur mesimet dikush me shume e dikush me pak. Në Skarbek kane punuar mirë mësuesit: Ferid Shehu dhe  Rukie Rama. Në Namur Shkolla Shqipe Faik Konica me mbi 37 nxënësa dhe me ta kane punuar mire mësueset Anila Celani, Teuta Ibraimi dhe Hyrije Noka. Shkolla shqipe Iliria në Tongeren të Belgjikes  me 28 nxënësa me nxënësat kane punuar mirë : Shkëlqim Delia, Rifat Ademi dhe Mirlinda Maliqi.Duhet shprehur respekt per organizatoret dhe mesuesit e shkolles shqipe ne Belgjike.

Sepse ndihma e shteteve tona Shqiperia, Kosova, bile edhe Maqedonia lë shumë për të dëshiruar. Ambasada e Kosoves premtoi se do t'i sjelli disa abetare por nuk i sollen edhe pse kaluan dy vite kur i  premtuan. Ambasada e Shqipërise :"nuk kanë kohë të merren me punë të vogla". Ambasada e Maqedonisë edhepse Sekretari  i Ambasades Kreshnik Bekteshi , (sot eshte minister i ekonomise ne qeverine maqedone) para dy viteveai premtoi se do ta dergojnë një mêsues me rrogë nga Maqedonia që t'i mësoj shqip fëmijët shqiptarê nga Maqedonia, por nuk e realizoi premtimin edhepse sot eshte minister dhe mundet me e kryer punen, sikur e bejne per maqedonet ne Australi, e shqiptaret ne Gjermani e Zvicer etj.

 Sa per kahasim te theksojmë se Ambasada e Portugalisë e ka sherbimin pedagogjik ne kuader te ambasades se vet ne Bruksel.Ata  organizojnë çdo te shtune mesimin ne gjuhen portugeze ketu ne Belgjike dhe shteti i tyre i dergon mesuesit nga Portugalia  me rroga mujore dhe kontrata disa vjeçare ( lexo gazeten prestigjioze frankofone belge Le Soir- reportazh mbi Portugezet ne Belgjike). Te njejten e bejne  edhe ambasada dhe shteti turk per Turqit ne Belgjikë, ata i dergojne mesuesit nga Turqia me ua mesuar gjuhen turke femijeve te mergimtareve nje here apo dy here ne jave.(Lexo libri 40 vjetori i Turqëve ne Belgjikë). 

Komuna Saint Josse Ten-Noode e Brukselit qe nga shtatori fillon vitin shkollor 2018/2019 me kurse te gjuheve te huaja, ne orët e kujdestarisë,   diteve te merkure prej pres 14 gjer 16. Kush don 5 gjuhe i kane mundesi me zgjedhur: anglisht, holandisht, gjuha arabe, turke dhe rumune.Profesorët e gjuhes arabe, turke dhe rumune do te sigurohen nga misionet konsulore te ketyre shteteve me te cilat komuna ka relacione te mira. Mesimi eshte falas.Philippe Boïketé (PS) Drejtor  Drejtoratit te Arsimit ne komunen Saint-Josse Ten Nood te Brukselit thote: "Neve e kemi bere nje sondazh me prinderit e nxenesave te shkollave  tona frankofone per ta mesuar se çfare gjuhe duan ta mesojne.

Kjo Akademi e gjuheve eshte kerkese e shume prinderve dhe poashtu kerkese e shume mesueve te shkollave tona. Per gjuhët: arabe, turke dhe rumune shumë fëmijë të shkollave tona  i flasin keto gjuhë ne shtepit e tyre,  por nuk i zoterojne mire, sepse nuk i mesojne ato ne shkolla me mesime te rregullta por vetem ne familje. Kjo po krijon konfuzion nganjëherë sepse femijet po i përzien gjuhen amtare me gjuhen frengjishte qe e mesojne ne shkolle.Andaj po ua organizojme kurset e gjuheve te tyre amtare qe t'i dallojne mire gjuhet.(Gazeta frankofone belge  7 Dimanche, 27.05.2018 faqe 13.).

Hebrenjtë në Belgjikëprej vitit 1978 disa prinder vendosen me themeluar nje shkollë fillore hebreje në Bruksel, që financohet nga shteti belg, ku nxenesat punojne me programet belge por kane gjuhen hebreje, historine ebreje.Aty mesojne edhe mesimet fetare dhe kombetare.Duke mesuar historine e hebrenjeve qe nga klasa e trete fillore kjo ua mundeson atyre ta forcojne kolonen vertebrare të  identitetit te tyre hebre.

Shkolla Japoneze në Bruksel gjendet ne komunen Auderghem i ka mbi 300 nxenesa shumica absolute japonez qe jetojne ne Belgjike.Shkolla e ka programin e mesimeve te shtetit japonez.Mesimi ne shkollen fillore nga 6 deri 12 vjeç dhe ne shkollen e mesme 12- 15 mesimi mbahet ne gjuhen japoneze.

Shkolla Polake Joachim Lelewel ne Woluve Saint Pierre ne Bruksel. Metoda, programi dhe mesimi behen njejte si ato ne Poloni.eshte shkolle private.

Shkolla gjermane ne Bruksel ka shkollen fillore dhe te mesme ne gjuhen gjermane me programet  e veta dhe i ka 650 nxenesa ne Bruksel.

Shkolla Skandinave mesimi behet anglisht, frengjisht dhe  gjuhet skandinave eshte shkolle private i ka  rreth 400 nxenesa gjendet ne Waterloo 25 km larg Brukselit.

Shkolla anglishte Britanike e Amerikane ne Belgjike jane shkolla private  ku mund regjistrohen jo vetem anglezet e amerikanet por edhe tjeret. Jane shkolla fillore dhe te mesme. Shkolla International St.Johns e formuar 1964 ne Waterloo 25 km afer Brukselit. Eshte nje nga shkollat me me shume reputacion ne Evrope i ka 650 nxenesa nga mosha 2 deri 19 vjet.

Shkolla tjeter Internacionale ne Bruksel Watermal Boitsforts eshte shkolle private dhe ka 1500 nxenesa prej 3 gjer 19 vjet.

Shkolla Britanike e Brukselit  eshte shkolle private i ka 1350 nxënësa nga 70 nacionalitete qe mesojne anglisht ne kete shkolle.

Shkolla Juniore Britanike ne Bruksel 1040. kjo shkolle private angleze i ka 350 nxenesa  prej moshes 3 deri 11 vjet. 

Shkolla Internacionale Britanike ne Schaerbeek te Brukselit eshte shkolle fillore me 120 nxënësa nga 30 nacionalitete.

Shkolla Europiane e Brukselit ne Waterlo kjo shkolle pranon edhe nxenesa qe prinderit e tyre nuk punojnene institucionet evropiane në Bruksel, siqë veprojne 4 shkolllat  tjera .evropiane qe punojne ne Bruksel. Keto shkolla evropiane funksionojne ne Bruksel( Uccle)me 3400 nxënësa; Bruxelles (Woluve Saint-Lambert me 3000 nxenesa; Bruksel (Ixelles) me 2900 nxënësa dhe Bruksel (Laeken)me 1500 nxënesa. Ne të gjitha 4 shkollat e lartepermendura evropiane, vehet aksenti ne mesimin e gjuhes amtare si gjuhe e pare e huaj qe mesohet si psh. gjuiha bullgare, gjermane, angleze, franceze, italiane, holandeze dhe rumune.

Dhe në fund fare nëse duam secili mundemi t'i ndihmojmë fëmijët tanë të jenë sikur të tjerët qe i theksuam me larte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat