I riu shqiptar gjendet i vdekur/ Hetimet: Shkroi një letër dhe vrau veten?

Diaspora

I riu shqiptar gjendet i vdekur/ Hetimet: Shkroi një letër dhe vrau veten?

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 20:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

I riu shqiptar i cili u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Chania-s në Greqi, dyshohet se është vetëvrarë.

Duket të jetë një vetëvrasje, por raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet nga oficerët e policisë së Chania-s do të hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes së 22-vjeçarit, raportojnë mediat greke, duke cituar burime policore.

Një provë e gjetur në vendngjarje që forcon tezën e vetëvrasjes është një letër. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një “shënim lamtumirë” që viktima kishte lënë për familjartë, duke u shpjeguar arsyet se përse kishte vendosur ti jepte fund jetës.

22-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga raportimet e mediave lokale, ishte banor i përhershëm i Chania-s ku jetonte bashkë me familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat