Policia greke arreston dy hajdutët shqiptarë... i binin ziles përpara se të të vidhnin shtëpinë! - Bota Sot
Policia greke arreston dy hajdutët shqiptarë... i binin ziles përpara se të të vidhnin shtëpinë!

Diaspora

E shtunë, 21 korrik 2018

Policia greke arreston dy hajdutët shqiptarë... i binin ziles përpara se të të vidhnin shtëpinë!

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:31
Greqi

Policia greke në Halandri ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshave 28 dhe 36 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e rreth 10 shtëpive.

Me arrestimin e tyre policia ka treguar dhe “mekanizmat” apo “stilet” që shqiptarët përdornin për të kryer grabitjet. Fillimisht dy të rinjtë mundoheshin të gjenin shtëpi ku aktualisht nuk ndodhej kurrkush, por djemtë nuk “harronin” dhe ti binin ziles së dyerve, përpara se të hynin brenda për të vjedhur.

aKjo ishe metoda e përdorur për të parë nëse kishte njerëz në shtëpi apo jo, në rastet kur “skifterët” nuk mund të hynin dot në banesa përmes thyerjes së xhamave, dritareve apo dyerve.

Në kontrollin e ushtruar nga policia, atyre ju gjetën disa sende me vlerë dhe dy telefona celularë. Gjithashtu u konfiskua dhe mjeti i transportit që ata përdornin për të kryer “operacionet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test