Presidentja kroate Kolinda Grabar, dekoron veprimtarin e çmuar, Esad Çollaku

Diaspora

Presidentja kroate Kolinda Grabar, dekoron veprimtarin e çmuar, Esad Çollaku

Nga: Dashnim Hebibi Më: 4 korrik 2018 Në ora: 10:26
Kolinda Grabar, dekoron veprimtarin e çmuar, Esad Çollaku

Edhe një sukses i madh i mërgatës sonë. Një ditë e madhe për komunitetin tonë në Zagreb e gjithë Kroacinë. Ditë e papërshkrueshme për të gjithë atdhetarët, ditë e veçantë, ditë që po tregohet vazhdimisht, se Kroacia ishte, është dhe do të mbetet atdheu i dytë për mërgatën tonë atje, por edhe një shtet i përzemërt për të gjithë shqiptarët kudo që gjenden ata. Menjëherë me të marrë këtë lajm të madh, se Presidentja kroate, zonja Kolinda Grabar Kitaroviq, nderon një veprimtarë të dalluar, një personalitet, që e njohin thuajse të gjithë në të gjitha trevat shqiptare, falë angazhimit të tij me shpirt për atdhe dhe për shetin mikë të Kroacisë. Është fjala për z.Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, që sot, nderohet me dekoratë nga e parja e Kroacisë. Është e pamundur të përshkruhet përmes pak fjalëve për këtë meritë të veçantë, që sigurisht, i shkon gjithë komunitetit tonë atje, duke ditur, se kontributi i z.Çollaku gjatë luftës, pas saj, por edhe sot e kësaj dite, ka qenë dhe është i madh. Menjëherë, ka ardhur edhe përshëndetja uruese, nga Bashkësia Shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së Zagrebit në krye me kryetarin Sejfedin Prekazi, duke i uruar për dekoratën dhe duke i dëshiruar  shëndet të mirë dhe gjitha të mirat. Ai ndër të tjera për medien tonë na tha: “Ky është një gëzim i madh për të gjithë ne që jetojmë në Kroaci, sepse po nderohet një bashkëkombas i yni dhe pastaj, kur e kemi parasysh edhe kontributin e mikut tonë të madh në këtë shtet ku po jetojmë dhe ku e kemi të gjithë në zemër e shpirt. Ditë vërtet e madhe dhe momente të papërshkrueshme”. Ndërsa, z.Çollaku ndër të tjera thotë: “ Në lidhje me dekoratën që më është ndarë nga ana e Presidentes së Republikës së Kroacisë, znj. Kolinda Grabar Kitaroviq, Rendi i Thurjes Kroate, ndiej përgjegjësi njerëzore dhe morale, që të shprehi falënderim të sinqert presidents, znj. Kolinda Grabar Kitaroviq për nderimi që më është bërë jo vetëm mua, por edhe komunitetit tonë në Koaci.

Kjo është dekorata e fundit në kuadër të angazhimit dhe veprimtarisë time ushtarake dhe shoqërore më që rast deri më tani më janë ndarë gjithsej shtatë dekorata dhe katër medalje çlirimi për aksionet ushtarake, për kontributin tim në Luftën atdhetare në Kroaci, por edhe në Kosovë. Jam dekoruar nga gjashtë (6)presidentët e katër (4)shteteve Kroacisë, HR HB, Shqipërisë dhe Kosovës dhe atë, të Dr. Franjo Tugjman presidenti i parë demokratik i Kroacisë, nga ana e Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO), HR HB,z. Presidentit Mate Boban, Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, Presidentëve të Republikës së Kosovës z. Dr. Fatmir Sejdiu dhe z. Hashim Thaçi dhe tani së fundi nga ana e Presidentës së Kroacisë, znj.Kolinda Grabar Kitaroviq. Me që rreth rrugëtimit tim ushtarak dhe anagazhimit shoqëror në opinionin e gjërë ka pas shumë shpifje të pavërteta dhe dyshime të pa bazuara dhe qëllim keqe, duke treguar se sa largë mundet me shku paftyrësia e njerëzve të lig të cilët në çdo mënyrë dhe kohë janë munduar të vejnë në pyetje kontributin tim. Mirëpo, si ndodh në jetë e vërteta del në sipërfaqe dhe përherë i demanton përfolsit në mënyrë më të mirë e si dëshmi është edhe dekorata e presidentes, znj. Kolinda Grabar Kitaroviq, e cila në mënyrë më të mirë i demaskon këta persona të ndyrë para publikut në Kroaci dhe më gjër. Mirëpo, unë si deri më tani edhe në të ardhmen me këmbëngulje do të vazhdoj me punë të pa llodhur në avansimin e vlera të Luftës atdhetare në Kroaci, por edhe agazhimin në afirmimin ma të madh të pakicës tonë kombëtare në Republikën e Kroacisë, sepse për këtë më obligon respekti i institucioneve kroate për punën time. Nga kjo, edhe një here, ndiej nevojë që të falëndreoj Presidenten e Republikës së Kroacisë znj. Kolinda Grabar Kitaroviq për këtë dekorat të lart”. Edhe njëherë, por edhe për shumë herë, jo vetëm për z.Çollaku, por për gjithë komunitetin tonë, është një e arritur e madhe dhe një dëshmi e plotë fuqishme, se shteti kroat dhe populli kroat, i është mirënjohës veprimtarëve që punuan e punojnë për të mirën e këtij shteti ku jetojnë. E kur dihet, se për çdo shqiptarë, Kroacia, si ata që jetojnë atje, por edhe ata që nuk jetojnë në të, e quajnë shtetin më mike dhe të përzemërt. Kjo ditë, data 3 korrik, ditë e martë, do të jetë e shënuar në historinë më të re të mërgatës sonë, me shkronja të arta për komunitetin tonë, që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat