Aksion në Greqi: Arrestohen shqiptarë, sekuestrohet sasi e madhe kokaine

Diaspora

Aksion në Greqi: Arrestohen shqiptarë, sekuestrohet sasi e madhe kokaine

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 08:15
Mësohet se gjithçka u mbajt në sekret të plotë hetimor, deri në goditjen me sukses të bandës së trafikut.

Disa shqiptarë janë arrestuar dhe një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga policia greke, në një operacion të madh të bërë nga roja bregdetare e Pireut.

Sipas mediave greke, operacioni në Athinë goditi një bandë të trafikut të kokainës, pjesë e të cilës janë edhe shqiptarë.

Operacioni po kryhet nga grupi i famshëm i rojes bregdetare që para pak kohësh goditi trafikun e drogës për çështjen e njohur në Greqi si “NOOR1”.

Mësohet se gjithçka u mbajt në sekret të plotë hetimor, deri në goditjen me sukses të bandës së trafikut.

Ndërkohë që nuk ka detaje lidhur me personat e arresuar, pasi operacioni vijon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat