Busti "Bertha von Suttner" i punuar nga Agon Qosa prezentohet në Hagë-Holandë

Diaspora

Busti "Bertha von Suttner" i punuar nga Agon Qosa prezentohet në Hagë-Holandë

Nga: Vehbi Haliti Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:54
Busti "Bertha von Suttner"

Bashkëpunimi në mes diasporës dhe artistëve nga Kosova rezultoi  me nje suksesë të jashtëzakonshum duke u bërë shkasë madje edhe nga Istituti ndërkombëtar për paqe  "Bertha von Suttner" në Hage-Holand për një ftesë të artistit nga Kosova Agon Qosa dhe kryetarit të shoqatës "Nene Tereze" në Graz z. Martin Marku. Pas përurimit të bustit të nobelistes austriake "Bertha von Suttner" në Graz të sponzorizuar nga shoqata "Nene Tereze" nga Grazi e të punuar nga skulptori nga Kosova Agon Qosa, mënjëherë vjenë ftesa nga Holanda për pjesëmarrje në një simpozium në lidhje me nobelisten austriake. Të dy këta qëndruan për katër ditë në Hagë për të prezentuar kopjen e bustit të  "Bertha von Suttner" të vendosur në Graz-Austri.

Prezentimi i bustit në INTERNATIONAL NETWORK OF MUSEUM FOR PEACE  ishte një befasi e llojit të vetë meqenëse nga të gjithe pjesëmarrësit pothuajse nga të gjitha shtetet e botës vetëm kosovarët Martin Marku dhe Agon Qosa kishin sjellë kopjen e bustit të "Bertha von Suttner"  si dhurat në këtë institut. Prezentimi i kësaj vepre monumentale e të realizuar në mënyrë të shkëlqyer, zgjoi interesim të jashtëzakonshum të istitutit, por edhe mysafirëve nga mbarë bota.

Respekti dhe mikëpritja për mysafiret nga Kosova ishte në nivelin më te lartë, madje pikërisht ky bust kishte zënë vend edhe në disa gazeta të atjeshme.Duke parë nje hap të tillë te diasporës shqiptare, mund të themi se ajo vazhdon të punoje në mënyrë të pandërprerë duke prezentuar vlerat e artistëve tonë në botë.

Vlen të thekesohet se është vepra e parë e një skulptori nga Kosova, e cila eshte e vendosur në oborrin e një shkolle në Graz, dhe kopja e saj ne Hagë.

Atë që nuk e arrijnë politikanët tonë me gjithë aparatin glomoz të tyre neë lobim, e arrijne artistët dhe aktivistët tonë në mënyrë të thjeshtë dhe modeste. Eshtë një rast i rrallë që komuniteti ynë ju dhuron miqëve austriak një bust të një nobolisteje të tyre, për kontribitin e Austrise për ne. Pra, shqiptarët dinë edhe të dhënë dhe jo vetëm të marrin. Ky duhet të jetë një shembull edhe për të tjerë se simpatija nga bota fitohet duke dhënë madje edhe vepra të tilla modeste dhe jo duke marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat