“Trojet e Arbrit” uron Fitër Bajramin

Diaspora

“Trojet e Arbrit” uron Fitër Bajramin

Nga: Nue Oroshi Më: 14 qershor 2018 Në ora: 22:32
Nue Oroshi

Shoqata e intelektualve mbarëshqiptarë " Trojet e Arbrit" iu uron shqiptarëve të besimit islam në të gjitha trojet shqiptare festën e Fiter Bajramit! Urojmë që kjo festë të na sjellë harmoni, begati, paqe, dashuri dhe bekim në shtëpitë tona! Në mënyrë të veçantë një urim për studiuesit tanë që nuk na u ndanë që katërmbëdhjetë vjet me radhë.

Studiuesit tanë me punën e tyre që po bëjnë po i japin shqiptarëve një histori të vërtetë shqiptare pa i shikuar dallimet krahinore, fetare apo ideologjike. Urojmë gjithashtu që tek ne shqiptarët të mbretëroj më shumë respekti dhe dashuria për njëri-tjetrin dhe urojmë që festat të bëhen urë lidhse në mes të familjeve shqiptare për të dërguar përpara paqen, tolerancën dhe dashurinë me njëri - tjetrin. Urime, gezuar dhe për shumë mote festa e Fiter Bajramit!

Në emër të Shoqatës së Intelektualeve shqiptarë "Trojet e Arbrit " festën e Fitër Bajramin ju uron Nue Oroshi Kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat