VV: Bashkatdhetarët po trajtohen si të huaj në mërgatë, të huaj në vendin e tyre - Bota Sot
VV: Bashkatdhetarët po trajtohen si të huaj në mërgatë, të huaj në vendin e tyre

Diaspora

E hënë, 24 shtator 2018

VV: Bashkatdhetarët po trajtohen si të huaj në mërgatë, të huaj në vendin e tyre

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:35
Aksioni i VV-se

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksioni afër Ministrisë së Diasporës i kanë rikujtuar shpërfilljet institucionale që u bëhen mërgimtarëve tanë në kuadër të Ditës së Mërgatës që po shënohet brenda Javës së Lëvizjes.

Gjatë këtij aksioni të VV-së u dha alternativa dhe zgjidhjet e Lëvizjes për kërkesat dhe nevojat e mërgimatërvë karshi institucioneve të Kosovës.

Ethyer nga Norvegjia, sekretarja organizative e VV-së Vlora Haxhimehmedi  ka thënë se: “Sikur të mos mjaftonin vështirësitë e mëdha, dhe në shume raste diskriminimi politik, ekonomik, dhe kulturor me të cilin ballafaqohen bashkadhetarët tanë jashtë vendit, ata gjithnjë e më shumë po trajtohen nga institucionet si të huaj edhe në vendin e tyre. Nga nëpërkëmbja e të drejtës për të votuar, te pagesa e padrejtë për kartonin e gjelbërt, nga radhët e gjata në kufi dhe vonesat e tjera administrative, e deri te kërkesat për ryshfete, këto institucione e kanë kthyer mërgatën tonë në objekt mashtrimi dhe abuzimi”.

“Sakaq, është mërgata ajo që ka qenë jetike për mbijetesën dhe çlirimin e shqiptarëve nën ish Jugosllavi. Ajo u kthye jo vetëm në strehë për të përndjekurit politikë, gazetarët, artistët e shkrimtarët, por financoi me dekada ekzistencën ekonomike, politike dhe arsimin. Gjatë luftës mërgata dha një mbështetje të fuqishme me njerëz dhe materiale. Por qeverisjet e deritanishme, pas luftës, ia kanë reduktuar rolin mërgatës në minimim, përveç në aspektin e remitancave, ku mërgata kthen në Kosovë rreth 1 miliard Euro. Megjithatë edhe ky kontribut shkon kryesisht për konsum të mallrave të huaja, për shkak të mungesës së prodhimit vendas, dhe për pasojë këto para dalin prap jashtë vendit.

Kjo situatë thërret për ndryshim të menjëhershëm. Ne angazhohemi për garantimin e të drejtës elementare të votës, për vende në Parlament për mërgatën dhe shtrirje të politikave për mërgatën në të gjithë aparatin shtetëror, nga ekzekutivi te diplomacia, nga zhvillimi ekonomik e kulturor e deri të ngritja e Institutit të Mërgatës. Duhet të punojmë për atë që njihet si “rikthimi i trurit” që është larguar nga vendi.

Përmes bankës zhvillimore që Lëvizja VETËVENDOSJE! synon të themelojë, remitancat do të kalojnë nga konsumi në investime të mbrojtura në sektorët strategjik të ekonomisë, duke i dhënë mërgatës përparësi. Vetëm në Gjermani janë aktualisht të regjistruara mbi 32,000 biznese shqiptare. Paramendoni çfarë mund të bëjnë këto bizneze sikur të ndihmoheshin të organizoheshin më mirë. Paramendojeni çfarë ndikimi do të kishin në ekonominë e Kosovës këto biznese sikur të investonin qoftë dhe 10% të kapitalit të tyre. Ata po investojnë, por shumë më pak nga ç’dëshirojnë sepse u kërkohet rryshfet, sepse u pritet hovi që ne start përmes korrupsionit dhe mashtrimit.  Le të bëhemi bashkë që ky vend mos të jetë më i huaj për qytetarët e vet”, thuhet në komunikatën e VV-së për media./BS.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test