Lobim shumë i mirë për shqiptarët i Federatës së Xhamiave Shqiptare në Bruksel

Diaspora

Lobim shumë i mirë për shqiptarët i Federatës së Xhamiave Shqiptare në Bruksel

Nga: Ferid Shehu Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:02
Federata e Xhamiave Shqiptare në Bruksel, i bashkoi politikanët belg, dhe perfaqesuesit e të gjitha feve në Iftarin për nder të Ramazanit

Në Sofrën e vet, për Iftar shqiptarët i bashkojnë belget katolike, hebrenjte belge, muslimanet belg me origjine: arabe, boshnjake, turke, marokane, afrikane etj. Aty ishin edhe diplomatet nga Shqiperia, Maroku, Maqedonia.

Mbrëmë Federata e Xhamiave Shqiptare në Bruksel, i bashkoi politikanët belg, dhe perfaqesuesit e të gjitha feve në Iftarin për nder të Ramazanit. Morën pjesë: Monseigneur Kockerols, Kisha katolike belge Zëvendes arqipeshkv i Belgjikës dhe ipeshkv  i Malines-Bruksel, Albet Guigui Rabini i Madh i Hebrenjëve te Belgjikës dhe kryetar i Këshillit të Rabinëve të Evropës në Parlamentin Europian.Zonja Françoise Schepmans Nënkryetare e Parlamentit federal belg, deputete federale dhe kryetare e komunes Molenbeek të Brukselit, Fouad Ahidar, Nënkryetari Parlamentit të regjionit të Brukselit, z.Eric Tomas (PS) Kryetar i komunës Anderlecht të Brukselit, 6 deputet të tjerë të regjionit Brukselit ndër ta edhe Amet Gjanaj (PS)deputet ne Parlamentin e Brukselit. I deleguari i kryetarit Koekelberk Philipe Pivin (MR), pastaj Michel De Herde( Defi) nenkryetar i komunes Skarbek të Brukselit si edhe 20 Këshilltar komunal të 4 komunave të Brukselit.Morën pjesë të gjitha organizatat fetare marokane, turke,boshnjake, pakistaneze, afrikane etj që njihen zyrtarisht nga shteti belg. Ambasada e Shqipërise u përfaqesua nga  zonja Konsule Andiola Qama, nga  ambasada e Maqedonisë ishte Vedat Rexhepi. Nga  Ambasada e Marokut aty ishin: Mohammed Belgaid, Ministër Këshilltar si edhe dy sekretaret e ambasades se Marokut ne Bruksel dhe Liège.Nga Ambasada e Kosoves nuk ishte askush edhepse Albinot Bimbashi, Ministër Keshilltar e kishte konfirmuar ardhjen, siq na thane organizatoret. Eshte per te ardhur keq që diplomatët nga Kosova nuk i shfrytëzojne keto raste shume te bukura me lobuar per Kosoven dhe me kerkuar njohje te reja sikur ishte rasti  sonte me 3 diplomat maroken qe ishin prezent ne kete iftar.  Maroku nuk e ka njohur Kosoven, andaj  takimet miqesore te tilla si dhe martesat e perziera te Kosovareve me Marokane ne Belgjike jane nje baze e mire per ta thelluar bashkepunim dhe derguar gjer ne njohje dhe marredhenjie diplomatike. Duhet theksuar se ne sallen e madhe  te restoranit organizatoret gjithandej kishin vendosur  shumë flamuj shqiptar dhe te Kosoves. Bile per kete shkak organizatoret ishin te deshpruar pse nuk erdhi asnje nga Kosova, sepse  gjysma e salles ishte me Kosovar dhe ku flamura te Kosoves kishte me shume se askund tjeter ku kam hyre ne Belgjike.

Në fillim të mbremjes Bekim Shaqiri ekonomist i diplomuar, ( i lindur dhe shkolluar ne Belgjike) e  moderator i mbremjes, ai  e hapi tubimin duke ia dhene fjalen Kryetarit të Federatës së Xhamiave shqiptare ne Belgjike z. Ramadan Gjanaj politikolog.(i lindur dhe i shkolluar ne Belgjike(Nenvizimi im FSH). Ramadani  pasi pershendeti mysafiret e lartepermendur dhe 160 mergimtare shqiptare nga gjitha trojet, te ftuar ne iftar, ai tha " Federata jonë është e re por prezenca e mergates shqiptare në Belgjike, eshte e vjeter  mbi 60 vite. Ne erdhem ketu sepse ishin te persekutuar nga regjimi komunist shqiptar  ndersa vellezerit tone nga ish Jugosllavia erdhen ne Belgjike, sepse ishin viktima te pastrimit etnik sidomos Kosova. Belgjika per ne eshte prind adoptiv  sepse shteti dhe veçmas pupulli belg i mrekullueshem na priti shumë mirë. Federata jonë i ka 5 xhamia shqiptare ne Belgjikë: 2 ne Bruksel, edhe nga një në Huy, Namur e Antverpen. Dashuria, paqa harmonia mes njerezeve jane parimet tona me te cilat duam te ndertojme miqesi me kombet dhe religjionet tjera duke bashkejetuar ne paqe dhe dashuri. Ne shqiptaret e kemi tradicionale tolerancen fetare dhe bashkejetesen mes religjioneve dhe kete tolerance dhe respekt ndernjerezor edhe sot duam ta kultivojme."

Pastaj foli pak Muhamet çelaj bashkekryatar i Federates se xhamiave shqiptare ne Belgjike duke falenderuar edhe miqet nga Gjermania ne krye me  Mensur Halili Kryetar i Unionit të Xhamiave shqiptare ne Gjemani. Pastaj  Tasim Ramadani imam i xhamise ne Avenue Rogier ne Bruksel tha:" agjërimi ka per qellim edukimin moral, pergatitjen e njeriut ti mbizoteroj  epshet dhe emocionet( friken, hidherimin ,deshprimin etj). Agjërimi nuk ka per qellim vetem qe te privohemi nga ushqimi por duhet te largohemi edhe nga sjelljet jo morale. Allahu urdheron drejtesi, bamirësi, ndihme të afermeve, largim nga e neveritura, largim nga dhuna  dhe sjelljet e pamoralshme. Urtia, maturia, butësia jane parime te fese islame e jo dhuna siq perpiqen disa injorante te paraqesin. Feja e pranuar nga frika dhe interesi eshte e paqendrueshme. Ne islam  eshte e ndaluar vetvrasja dhe vrasja e tjetrit."   
Imami i xhamise Rue des ailes  tjeter  ne Bruksel Nuhi Shaqiri tha" se Kurani kultivon dashuri  dhe mbjelle fryme paqeje ne mes njerezeve. Kurani eshte shpallje nga Zoti, Shpalljet nga Zoti jane meshire per besimtaret,rregulla dhe dispozita te cilat i percaktojne sjelljet dhe veprimet e njerëzeve dhe marredhenjiet e tyre. I tille ishte Tavrati te Jahudit, Inxhili te Krishtnet dhe Kurani te Muslimanet. Kurani eshte dallues i te vertetes nga  genjeshtra dhe dallues i te mires nga e keqja. Allahu i lavderoi dijetaret me nje ajet ne Kuran.Lapsi dhe dituria jane simbole te fese islame e tjeter gje eshte sa i permbahen njerezit kesaj begatie.Eshte detyre e dijetareve dhe njerezeve autoritativë, ta udheheqin popullin ne rruge te drejte dhe ta keshillojne per pune te mira si dhe ta keshillojne popullin dhe ta largojne prej puneve te keqija". Me pas foli edhe Kryetari i Ekzekutivit te Muslimaneve te Belgjikes Mehmet Ustun.

Ramadan Gjanaj  njeri nga organizatoret dhe Kryetar i Federates  se xhamiave shqiptare te Belgjikes, i cili eshte edhe profesor me nje universitet privat frankofon  ne Bruksel na tha : :"Mesazhi nga ky tubim ishte  fokusuar tek harmonia fetare per te cilen dallohet kombi shqiptar si dhe tek kontributi qe komuniteti musliman shqiptar i Belgjikes i jep ndertimit te institucioneve Muslimane te Belgjikes në bashkepunimin me autoritet federale dhe  regjionale belge,Deshem t'i bashkojme me nje sofer- nje iftar te gjitha fete: musliman krishtere, hebrenje." Dhe si duket ia arritën qellimit, siq na thane shume pjesemarres pas mbarimit te iftarit.

Dhe në fund fare po citojme dy politikane belg se çka thone per  shqiptarët muslimanë: " Bernard Clerfayt, (Defi) politikan i njohur belg dhe kryetar i komunes Skarbek, aty ku ka me se shumti shqiptare ne Belgjike, ne qershor 2012 na pat thene :" Prej te gjitha komuniteteve muslimane ne Belgjike, shqiptaret musliman jane me mire te integruar." Philipe Close (PS) Kryetar i qytetit  të Brukselit,para dy viteve e vizitoi Shqiperine dhe Kosoven dhe i entuziazmuar nga mikepritja dhe ajo çka kishte pare kur u kthye  tha:" une do te konvertohem ne islam por ne islamin shqiptar i cili ishte shume tolerante dhe i dashur e mikeprites.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat