Edhe kjo quhet vendlindje! - Bota Sot
Edhe kjo quhet vendlindje!

Diaspora

E shtunë, 23 qershor 2018

Edhe kjo quhet vendlindje!

Nga: Rrahman Hyseni Më: 6 qershor 2018 Në ora: 09:49
Medvegjë

Pas verifikimeve, analizave me të gjitha subjektet që veprojnë në Medvegjë dhe ato që merren me çështje të Vendlindjes;

- Klubi i Vendlindes " TROJET"

- PVD, Dega në Medvegje

- PD dhe G.Q në Medvegje..

Personalitete dhe intelektualë që ende kanë në vëmendje Vendlindjen...

Gjithashtu jemi konsultua edhe me Fondin Hamanitar për Preshevë, Bujanovc, Medvegjë dhe i kemi ftuar edhe nga Shoqata Humanitare Medvegje, ku ende nuk kemi përgjigjëje.

Gjitha këto Subjekte (përveq Shoq. Medvegja) janë të një mendimi që me çdo kusht të mobilizohemi që në dimrin e ardhshëm kjo Familje të ketë të zgjidhur çështjen e banimit.

Nisur nga kjo Fondi Humanitar për Medvegje në Mbledhjen e mbajtur në Fully me 02.06.2018 vendos që këtë Iniciativë ta bëjë Publike, duke ju drejtuar të gjithë Bashkvendasve në rend të parë, por edhe gjithë opinionit shqiptar dhe më gjerë.

Diaspora Medvegjase ka dhanë kontribut të konsiderueshëm për të gjitha trevat shqiptare, nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova (pjesa më e madhe) dhe tani kemi rastin që ta ndihmojmë një familje pesë anëtarëshe, në gjendje të mjerueshme, ku tre fëmijët e saj e mbajnë një shkollë (Paralele) të hapur në gjuhën shqipe.

Medvegja ndihmohet vetëm nëse i ndihmojmë familjet që ende janë duke qëndruar aty edhe pse me qindra e mija vuajtje, skamje, mungesa dhe nëpërkëmbje, prandaj nuk mund të ketë asnjë arsyetim, që një medvegjas mos t'i përgjigjet këtij aksioni, qoftë edhe me vlerën e një pakoje cigaresh apo një kafe.

Regjistri do të mbahet për të gjithë personat që do t'i kontaktojmë dhe në fund do të publikohet shuma totale e grumbulluar si dhe ata që kanë kontribut dhe ata që nuk i janë bashkue kësaj iniciative.

Me shpresë se shumë shpejt do ta përmbyllim këtë projekt dhe të gjitha subjektet, parti politike klube dhe shoqata të jemi sbashku në Medvegje në ditën kur zyrtarisht kjo familje të vendoset në Shtëpinë e re.

Njëherit të jetë një moment kthese dhe bashkëveprimi i të gjithë faktorëve që në program, mendje dhe zemër e kanë vendlindjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test