Apel për unifikimin e diasporës Shqiptare

Diaspora

Apel për unifikimin e diasporës Shqiptare

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 20:26
LDSHM, SHBA

Do të na fshinë nga lista e popullatës po qe se nuk unifikohemi tani dhe menjëherë!

Të nderuar motra, të nderuar vëllezër, ditë më parë ministri i diasporës në qeverinë e Maqedonisë z. Edmond Ademi në një duel televiziv me një nacionalist maqedonas foli edhe për diasporën! Ai mes tjerash tha (parafrazoj) : kam takuar shumë shoqata në diasporë, sepse ka shumë, si maqedonase ashtu edhe Shqiptare dhe secila pretendon se ajo është ajo që punon dhe përfaqëson një grupim të caktuar, dhe se kërkesat apo dëshirat e tyre janë të ndryshme, po punojmë të artikulojmë nevojat e diasporës, sidomos në sferën e investimeve ku do të kenë përfitime edhe nga qeveria! Ministri e bëri të qartë se ne si diasporë po qe se duam të votojmë ose të regjistrohemi kur të bëhet regjistrimi i popullatës më 2020, duhet të shkojmë në vendlindje sepse në diasporë është e pa mundshme të organizohet sidomos regjistrimi i popullatës! Pyesim: çka fshihet pas këtyre fjalëve? Çka do të thotë kjo që të privohet diaspora nga regjistrimi?

Na la përshtypje fakti se ministri ka takuar shumë shoqata në diaspore, por nuk e kuptuam cili ka qenë qëllimi i tij të takon shumë shoqata? Megjithatë nga kjo që përmendëm më lartë del qartë se ne si diasporë duhet t'i artikulojmë qëndrimet në një dhe t'i dalim ministrit përballë dhe t'ia tregojmë "kërkesat" tona! 

Ky qëndrim i ministrit na poshtëron si diasporë, sepse nuk jemi në gjendje t'i bashkojmë qëndrimet, nuk jemi në gjendje të themelojmë një bord drejtues të përbashkët për t'i artikuluar më mirë dhe më qartë qëndrimet tona, edhe pse ne si organizatë politike me shkrim i jemi drejtuar kësaj qeverie shumë qartë se çka e preokupon diasporën dhe çka kërkon diaspora? Nuk kemi marrë ende përgjigje! E kemi cekur shumë qartë, se po qe se nuk i mundësohet diasporës të voton përmes mjeteve elektronike, diaspora do të bojkoton zgjedhjet gjithmonë. 

Ka shumë për të thënë, prandaj, ejani të bashkohemi me urtësi dhe mençuri bashkë mund t'ia arrijmë qëllimeve tona. 

Shërbimi për informim i LDSHM-së SHBA/Evropë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat