Itali, marokeni copëton me thikë gruan e tij shqiptare

Diaspora

Itali, marokeni copëton me thikë gruan e tij shqiptare

Më: 30 maj 2018 Në ora: 19:56
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Seregno të Italisë, aty ku ka mbetur e vdekur një grua 34 vjeçare me origjinë nga Shqipëria.

Media italiane raporton se vrarësi i gruas është vetë bashkëshorti i tij, një shtetas maroken i moshës 35 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Romagnosi”.

Marokeni e ka qëlluar për vdekje disa herë me thikë shqiptaren dhe më pas, në kushtet e gjëndjes së rëndë psikologjike i është drejtuar me këmbët e tij komisariatit të policisë.

Me të hyrë në komisariat, marokeni i ka thënë oficerëve të policisë se sapo kishte therur gruan e tij.

Më tutje urgjenca ka shkuar për të shpëtuar jetën e 34 vjeçares, por ka qenë shumë vonë. Shqiptarja ka mbërritur në spitalin San Gerardo në Monza, por ka vdekur pak minuta më pas.

 Raportohet se dy bashkëshortët, të cilët kanë një fëmijë 5-vjeçar, prej rreth dy muajsh nuk jetonin më bashkë. Identiteti i viktimës dhe agresorit nuk bëhet ende i ditur nga media.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat