Tragjike/ Shqiptari humb jetën teksa ecte me biçikletë

Diaspora

Tragjike/ Shqiptari humb jetën teksa ecte me biçikletë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Një shqiptar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Itali.

72-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, teksa është rrëzuar duke gjetur vdekjen.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca për ti dhënë ndihmën e parë, por ka qenë tepër vonë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të moshuarit, por dyshohet se ai mund të vuante nga ndonjë sëmundje.

Do të jetë ekspertiza, e cila do të vërtetojë saktë shkaqet që çuan në vdekjen e 72-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat