Vlera fetare të diasporës shqiptare

Diaspora

Vlera fetare të diasporës shqiptare

Nga: Baki Ymeri Më: 22 maj 2018 Në ora: 07:32
Rushan Bajrami

Rushan Bajrami është njëri nga teologët më të devotshëm që ka Komuna e Gostivarit më trojet gjermane. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Shkollën e mesme (Medresenë "Isa Beu") në Shkup, gjenetata e II-të. Vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë. Lufta në Bosnje ishte shkaku i largimit nga Sarajeva në Vjenë, ku vazhdoi ndjekjen e kurseve të Gjuhës Gjermane në kuadër të Universitetit të Vjenës gjatë vitit 1992. Pas përvetësimit të gjermanishts iu nënshtrua provimit pranues për mësimëdhënës të lëndës së fesë islame në shkollat publike pranë Bashkësisë islame të Austrisë, gjë që e kaloi me sukses dhe në fillim të Dhjetorit 1992 e deri më sot, pa asnjë ditë ndërprerje, ushtron profesionin e mësimdhënësit të lëndës së sipërpërmendur. Pa humbur kohë, paralelisht me punën në arsim, regjistroi shkollën e lartë Pedagogjike në Vjenë, të cilën pas ca vitesh e kreu me sukses. Në vitin 1994, me iniciativën e tij dhe një grupi besimtarësh myslimanë shqiptarë, kryesisht nga Maqedonija me banim dhe punë në qytetin Krems (70 km. larg Vienës), lindi ideja për hapjen e një Qendre Kulturore Shqiptaro-Islame dhe pas rregullimit të dokumentacioneve për marrjen e një objekti me qira, u realizua adoptimi në xhami, në Ramazan të vitit 1994.

Paralelisht me punën shtetërore dhe studimet, u angazhua edhe në xhami. Filluan me faljen e namazit të teravisë, ku Zt. Bajrami shërbeu si imam për 7 vjet me rradhë, deri më vitin 2001, si imam i jashtëzakonshëm për xhumanë e teravitë në muajin Ramazan, si dhe për Bajramet. Deri në vitin 2001 patën mjaft kohë për të mobilizuar xhematin dhe mundin e tyre më në fund e kurorëzuan me blerjen e një objekti tjetër, tashmë pron? e Komunitetit Shqiptar Mysliman të Kremsit me rrethinë. Në në kuadër të kësaj qendre egziston faltorja, restoranti, banesa për imamin (rreth 600 m2 dhe mbi 2000 m2 tokë). Pasiqë ia arritën qëllimit dhe pasiqë në objektin e ri kishte kushte për një imam të rregullt për 5 kohët e namazit, Zt. Rushan Bajrami me dëshir?n e tij u largua nga ai xhemat për t’u mundësuar të tjerëve të merren me këtë punë të shenjtë.

Sipas tij„ Vlen të theksohet se deri në vitin 2001, në krejt Austrinë kemi pasur 2 xhamija shqiptare, një në Vjenë që u hap në vitin 1990 dhe xhamija e Kremsit e cila funksionon që nga viti 1994. Gjithashtu kemi qenë vetëm dy teologë shqiptarë të konfesionit mysliman në gjithë Austrinë. Pastaj, pas vitit 2001 e deri më sot, në Austri kemi mbi 20 xhamija shqiptare (kuptohet, pa minare, por me objekte të përshtatshme për xhami). Sa për informim vlen të theksojmë se lënda e fesë në Austri është obligative për të gjithë fëmijët e shkollës, prej klasës së parë deri në të 12-tën (pra deri në Maturë), vet?m me një përjashtim se në fillim të vitit shkollor i lejohet prindit që të bëjë çlajmërimin e fëmijës së tijë/sajë nga ora e fesë me shkrim, vetëm në 5 ditët e para, pastaj asesi nuk i lejohet më. Deri në fund të vitit shkollor obligohet fëmija të ndjekë orën e fesë së tij te mësimëdhënësi përkatës dhe me notë në Dëftesë, si të gjitha lëndet tjera.”

Zt. R. Bajrami, më tej potencon: Mësimi „zubilligte” në gjuhën gjermane, shtetit i bën pages?n e mësimdhënësve. Librat e fesë i paguan shteti. Me këtë ligj në fuqi përfitojmë edhe ne muslimanët, pasiqë Austria është i vetmi shtet në Evropë që islamim e njeh si fe zyrtare që nga viti 1912, pra që nga koha e Monarkisë Austrohungareze. Bashkësia Islame e Austrisë është zyrtare në këtë shtet. Ka marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit Austriak. Bën pranimin e mësimdhënësve islam, kordinimin, dërgimin e arsimtarit në shkollat shtetërore ku drejtori i shkollës është i obliguar për rregullimin e orarit paralelisht me fetë tjera, secili në klasën e vet dhe me planprogramin e vet të përpiluar nga bashkësitë fetare, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat