Kosova e bubullimës së Bukureshtit

Diaspora

Kosova e bubullimës së Bukureshtit

Nga: Luan Maloku Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:55
Libri strukturohet kronologjikisht me artikujt e tij për Kosovën

Vlera reale e një njeriu ndërlidhet me lartësinë e realizimeve të tij. Duke u bazuar në suksesin dhe një varg komentesh pozitive me të cilin u prit libri i parë “Bubullima e Bukureshtit në 65 vjetorin e tij”, kemi nderin të vijmë para opinionit edhe me
monografinë e dytë “Kosova e Bubullimës së Bukureshtit”, botuar në një cep të Kosovës historike (Preshevë). Çka dimë mbi mitin serb për Kosovën? Përgjigja vjen në kuadrin e artikullit të parë (Festa pansllaviste në Kosovë të Shqipërisë): “Për çudi është kjo festë ndër shqipëtarë, vëllehtë dhe turqit nga siujdhesa e Ballkanit: Kjo festë që del në shesh sot bje më shumë erë orthodhoksie pansllaviste, se sa festë e kombit...

Çduanë serbrit të rëfejnë botës me këtë sebep, i cili nuku ka asnonjë niet të qëruarë? Çkanë mbuluarë serbrit në Kosovë, që të kenë sebepnë të (n)dreqnë e ta sbulojnë tani me kaqë panair? Lavdinë e kombit? Po kjo e knaz Lazarit, që u vra në Kosovë, nuk është më: ajy humbi, që atëherë, vetëm njëherë më parë kur vdiq prenci (i) tyre, Dushan. Mësim? Nuku kanë pasur serbrit as një herë. Lavdinë e luftës? Dhe kjo nuku është për veç lavdia e turqve që muntnë sllavët dhe elinët, në (si)ujëdhesën e Ballkanit.”

Baki Ymeri që ka shkrirë një jetë të tërë për kauzën shqiptare, madje edhe për Kosovën, është modest. Derisa të tjerët botojnë libra me artikuj apo ese që i kanë shkruar gjatë viteve, ky njeri ma besoi mua këtë punë, dhe atë, sipas kërkesës sime. Shqipërinë, respektivisht Kadarenë, e prezantoi te Cronica e Jashit më 1974, dmth. para 40 vitesh. Po atë vit e pat prezantuar për herë të parë edhe Kosovën, në revistën Luceafarul të Bukureshtit (Nr. 47, 23 nëntor 1974): Rrahman Dedajn, Muhamed Kërveshin dhe Agim Spahiun nga Shqipëria. Një vit më vonë e prezantoi Zeqir Gërvallën, Mazllum Sanenë dhe Isak Ahmetin në revistën Amfiteatrul. Këto e burime tjera i gjetëm te Zemra Shqiptare, dhe kjo ndikoi që ta prezantojmë një pjesë të kontributit të tij në favor të Kosovës sonë. Më shkruan se ka një karrocë me qindra artikuj për Kosovën, që i ka qëndisur vetë në gjuhën rumune dhe atë shqipe, dhe të tjerët nga gazetarë rumunë që kanë shkruar pozitivisht për Dardaninë e zemrave tona (1992-2014).

Libri strukturohet kronologjikisht me artikujt e tij për Kosovën, por edhe me disa shkrime të huazuara nga shtypi i kohës. Po përmendim vetëm disa: Fati i botës varet nga Kosova dhe Zoti, Admirimi i Amerikës ndaj kombit shqiptar, Pavarësia e Dardanisë si një dhuratë hyjnore e Perëndisë, Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht. Të një rëndësie specifike janë disa nga shkrimet që i ka botuar Shqiptari i Nikolla Naços, Shqipëri e Re e Mihail Xoxes, Kosova e Gjergj Bubanit etj. Cili është kuptimi i planetave në astrologji? Njohim nga shkernca se planetat që vendosin fatin tonë në jetë kanë një rol vendimtar. Deshifrimi i karakteristikave dhe i shoqërimit të planetave, na determinon të pregadisemi më mirë, të evoluojmë dhe të kuptojmë rolin e tyre në vallen e bukur qiellore. Planetat kryesore janë: Dielli, Hëna, Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Uranus, Neptuni dhe Plutoni. Bakiun e qeveris zodiaku i Luanit, Dielli duke e shtyrë gjithmonë përpara. Në alkimi, Dielli simbolizon mëndjen dhe intelektin. Shenja planetare e Diellit është poashtu një simbol alkimik, që reflekton Veprën e Madhe. Kjo përfaqëson Vetëveten në relacion me tërësinë kosmike. Pozita e Diellit në astrogamën e lindjes sonë na dhuron një ndriçim special, që don të thotë se ylli shkëlqen dhe na bën më të dukshëm në botë.

Duke qenë burim i pashterrshën i Shipkovicës krenare në qytetin e Asdrenit, Neki Lulaj e falënderon nga zemra për punën dhe kontributin e gjallë që ka dhënë për afirmimin e Kosovës në Bukuresht, për pasurimin dhe mbarëvajtjen e publicistikës shqiptare në përgjithësi: ”Atdheu dhe vendlindja na frymëzojnë së bashku për të vajtur nga drita në dritë. Nderimet tona për pedantërinë e intelektualit që ngjitet i sigurtë shkallëve të publicistikës dhe kritikës letrare, si dhe poetikës Suaj të veçantë, ndaj shpreh kënaqësinë time edhe për Gëzim Markun e Zemrës Shqiptare që përfaqëson sofrën e shtruar për mysafirët e nderit, për gjithë lexuesit e kësaj tribune të mirëfilltë publicistike, kulturore, shkencore, artistike e shpirtërore. Ju falënderojmë dhe jetofshi sa bjeshkët e larta të Alpeve shqiptare!” (Neki Lulaj, 01/08/203) Baki Ymeri shndrit me shkrime briliante kushtuar Kosovës, të botuara edhe te Bota sot, si dhe në faqet e një tribune briliante (Zemra Shqiptare). Ai kryen në mërgatë një detyrë të shenjtë ndaj kombit dhe atdheut. Është detyrë e shenjtë ta duash atdheun që të ka ritur dhe ushqyer si një nënë. E pakufishme është dashuria jonë ndaj atdheut, sepse rëndësia edukative e atdhetarizmit është e hatashme. Patriotizmi është
një shkollë ku njeriu pregaditet për të kuptuar nocionin e njerëzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat