Strategji dhe plan veprimi për Diasporën, institucionet që krijohen

Diaspora

Strategji dhe plan veprimi për Diasporën, institucionet që krijohen

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:34
Dokumenti

Pas miratimit të ligjit tashmë ka një strategji dhe plan veprimi për Diasporën. Pas një pune intensive të ministrit të Diasporës dhe Grupit Ndërministror të Punës, strategjia mori dritën jeshile në mbledhjen e qeverisë.

Strategjia mbështet emigrantët jashtë vendit dhe nxit zhvillimin e politikave shtetërore për përfshirjen dhe kontributin e komuniteteve jashtë vendit në zhvillimin socio-ekonomik dhe politik të Shqipërisë. Objektivat kryesorë të strategjisë janë tre; krijimi i një kuadri të plotë të politkëbërjes mbi diasporën; krijimi i një instrumenti të dobishëm në ndihmë të Qeverisë dhe aktorëve të tjerë për të përmirësuar dhe fuqizuar bashkëpunimin me Diasporën dhe përgatitja e administratës për nivelin e ri të marrëdhënies të politikës shtetërore me Diasporën.

Përpos organeve që do të institucionalizojnë marrëdhënien e shtetit me diasporën, të tilla si Agjencia Kombëtare e Diasporës, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Komiteti Shtetëror për Diasporës e Këshilli Koordinues, strategjia parashikon ngritjen e një Qendre Botimesh, organizmin e një Samiti të Diasporës dhe nxitjen e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në shtetet ku janë vendosur komunitetet më të mëdha.

Një tjetër synim i rëndësishëm është krijimi i regjistrit të organizatave shqiptare të diasporës që do të krijojë bazën e memories shtetërore për të tashmen dhe të ardhmen. Ngritja e qendrave kulturore, promovimi i të drejtave të diasporës, organizimi i komuniteteve jashtë vendit dhe e drejta e votës janë gjithashtu ndër prioritetet e strategjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat