Itali, kapen 206 kg marijuanë. Aleancë mes shqiptarëve dhe “Ndrangheta”-s - Bota Sot
Itali, kapen 206 kg marijuanë. Aleancë mes shqiptarëve dhe “Ndrangheta”-s

Diaspora

E diel, 27 maj 2018

Itali, kapen 206 kg marijuanë. Aleancë mes shqiptarëve dhe “Ndrangheta”-s

Më: 7 maj 2018 Në ora: 13:40
Itali

Operacioni më i fundit i Antidrogës në Itali konfirmon, sipas medieve italiane, avancimin e shpejtë të klaneve shqiptare në rrjetet e narkotrafikut.

Plot 206 kg marijuanë u gjetën të fshehura në një kamion të ndaluar të dielën, e që zyrtarisht transportonte materiale të përdorura nga industria e ndërtimit.

Drejtuesi i mjetit të ardhur nga Spanja ishte një italian, Enzo Di Mauro, 48 vjeç, person i lidhur sipas hetuesve me “Ndrangheta”-n, që me shumë gjasë është organizuesja e lëvizjeve të lëndës narkotike nga shteti në fjalë, duke e bërë këtë në aleancë me shqiptarët.

“Corriere della Sera” shkruan se 50-vjeçari nga Durrësi, Eduart Mecani kishte qenë duke pritur mbërritjen e kamionit për të shkarkuar prej andej thasët me marijuanë e t’i kalonte pastaj te furgoni i tij.

Në banesën e njërit prej dy të ndaluarve u gjetën edhe 66 mijë euro “cash”, parà këto të lidhura sipas burimeve hetimore me narkotrafikun.

“Ekziston një rrjet në Spanjë, – thotë “Corriere della Sera”, – i përbërë nga ndërmjetës e shpërndarës të drejtpërdrejtë të drogës së sjellë nga Afrika e Veriut”.

Mendohet se destinacioni përfundimtar i hashashit të kapur ishte Milano. Sipas karabinierëve, që javën e kaluar mbyllën një hetim me 23 arrestime, lëndë narkotike si kokaina u shpërndahen në shtëpi arkitektëve, sipërmarrësve, figurave të televizionit e modeleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test