Banda e shqiptarëve në Finlandë dënohet për trafik droge dhe armëmbajtje - Bota Sot
Banda e shqiptarëve në Finlandë dënohet për trafik droge dhe armëmbajtje

Diaspora

E martë, 22 maj 2018

Banda e shqiptarëve në Finlandë dënohet për trafik droge dhe armëmbajtje

Më: 4 maj 2018 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Gjashtë shqiptarë janë dënuar nga Gjykata e Esbo në Finlandë për trafik droge, armëmbajtje dhe vrasje të mbetur në tentativë. Sipas aktakuzës, banda e shqiptarëve trafikoi kanabis dhe kokainë nga Suedia në Finlandë në pranverën e vitit 2017.

Besnik Shehu u dënua me 9 vite burgim, më shumë nga të gjithë anëtarët e tjerë të grupit. Ai akuzohej për posedim të 16.5 kilogramëve kanabis dhe 2.7 kg kokainë.

Shqiptari tjetër i dënuar është Albano Dzurkova, ndaj të cilit Gjykata dha vendim 7 vite burgim për posedim të 16.5 kg kanabis dhe 3.6 kg kokainë. Ai akuzohej edhe për armëmbajtje, por përfitoi ulje të dënimit sepse bashkëpunoi me autoritetet gjatë hetimit.

Xhildo Kolaj u dënua me 4.6 vite burgim për posedimin e 16.5 kilogramëve kokainë dhe 200 gramë kokainë, si edhe për armëmbajtje. Edhe Kolaj bashkëpunoi me hetuesit duke përfituar ulje dënimi.

Tre shqiptarët e tjerë janë me rreth dy vite burgim, ndërsa mediat finlandeze nuk i kanë bërë me dije emrat e tyre. Një tjetër person u la i lirë pasi gjykata rrëzoi akuzat ndaj tij. Grupi i shqiptarëve u dënua gjithashtu edhe me gjobë prej 234 mijë Euro kompensim ndaj shtetit.

Javën e kaluar, Policia e Finlandës publikoi statistikat ku theksohej një rritje e numrit të grupeve kriminale shqiptare në vend. Sipas policisë, grupet e shqiptarëve janë të armatosura dhe profesioniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test