Takimi premium i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Diaspora

Takimi premium i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Më: 30 prill 2018 Në ora: 22:01
Takimii i Unionit të Bizneseve Shqiptro-Gjermane

Unioni i bizneseve sot, datë 28 Prill mblodhi 56 antarët Premium në takimin e tyre të parë të kësaj natyre. Nazmi Viqa, kryetarë i Unionit hapi këtë takim duke shprehur konsideratë të lartë për pjesemarrjen masive të antarëve si dhe duke falenderuar zëvendeskryeministrat e Kosovës Fatmir Limaj e Dardan Gashi si dhe ushtruesin e detyres së ambasadorit të RKS në Gjermani, Astrit Zemaj e konzullin e RKS në Frankfurt, Ajvaz Berisha për pjesëmarrje.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe zëvendeskryetari i Unionit Gani Nuha, si dhe perfaqesuesit e institucioneve të RKS. Bekim Brestovci, drejtor ekzekutiv i UB-së shpalosi para të pranishmëve platformën strategjike të UB-së, vuri një theks të veqant në aktivitetet e zhvilluara 12 muajt e fundit duke u fokusuar pastaj në planet e punës gjatë vitit 2018. Takimin e nderoi me prezencën e tij edhe afaristi shqiptarë i përmasave botërore, Lazim Destani. Shoqata jo qeveritare GERMIN u perfaqësua nga Liza Gashi ndërsa afaristja nga Zvicrra zonja Merita Pinta i solli në këtë takim pershendetjet nga afaristët shqiptarë në Zvicërr.

Prezentimi i veprimtarive të të gjithë antarëve PREMIUM, prezent në takim ishte dëshmia më e madhe se shqiptarët afarist të mbledhur rreth UB-së, po prekin majat e suksesit në shtetin Gjerman. UB do jetë një Partner i denjë për realizimin e projekteve strategjike me rëndësi nacionale ishte zotimi i antarëve Premium ndersa nga përfaqesuesit e qeverisë së Kosovës u shpreh gadishmëri maximale për bashkëpunim të drejtëpërdrejtë dhe ofrim të projekteve konkrete të një rendesie të veqant për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pjestarët e UB-së , Zenun Krasniqi dhe Vllaznim Kelmendi sollën shembujt e tyre konkret të investimeve Kapitale në Kosovë si dhe paraqiten pervojat e tyre të mira me Importin e mallrave ushqimore dhe pijeve nga Kosova.

Firma Nuha Bau për kontributin e dhënë në kontinuitet për UB-në e në veqanti për bashkëpunimin afarist me antarët e Unionit u dekorua me mirenjohje. Shumë ide për projekte të përbashkëta dhe gadishmëri e lartë për bashkimin e forcave ekonomike në realizim të projekteve madhore siq është edhe banka zhvillimore e diasporës ishin pjesa më e vleresuar e këti takimi i cili u mbyll me zotimin per punë të përbashkët të mirëkordinuar nga kryesia e UB-së, të udhëhequr nga kryetari Nazmi Viqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat