Kapen 7 emigrantë shqiptarë në Britani

Diaspora

Kapen 7 emigrantë shqiptarë në Britani

Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:29
Britani

7 shqiptarë, të cilët tentuan të futeshin në mënyrë të jashtëligjshëm në Britaninë e Madhe u ndaluan nga autoritetet atje të mërkurën. Ata u zbuluan brenda një trajleri në Portin e Tyne, pranë Newcastle.

Shqiptarët mësohet se ishin të gjithë meshkuj të moshës 18 deri në 37 vjeç dhe u zbuluan nga oficerët e kufirit orët e para të së mërkurës, pasi kishin mbërritur me traget nga Amsterdami.

6 prej tyre u kthyen mbrapsht për në Holandë, ndërsa i 7-ti po hetohet nga Home Office.

Kjo pasi ky i fundit mësohet se kishte kërkuar azil, për këtë arsye u shoqërua në qendrat e emigrantëve derisa kërkesa e tij të procesohet nga autoritetet përkatëse

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat