Vizitë në ishullin e Imigrantëve, “Tokën e Premtuar” – Liberty Island dhe Ellis Island

Diaspora

Vizitë në ishullin e Imigrantëve, “Tokën e Premtuar” – Liberty Island dhe Ellis Island

Nga: Beqir Sina Më: 24 prill 2018 Në ora: 18:23
Ilustrim

ELIS ISLAND – NEW YORK : Ellis Island, është një ishull i vogël, shumë afër ky me ishillin e quhet Liberty Island, pikë ndrase kjo “e ujrave kufitare” mes dy shteteve Nju Jorkut, që ka administrimin e të dy ishujve dhe Nju Jerseyt, që megjithse i ka fare pranë , e ka “humbur betejen” për administrimin e tyre .

Aty eshte edhe nje ishull ku është vendosur statuja e famshme dhurata franceze për Amerikën, “Statuja e Lirisë", në pjesën territoriale , njujorkeze, që thirret Upper New York Bay, është një ishull i vogël shkëmbor.

Ai ishull është konsideruar si portë e madhe hyrje, për mbi 12 milionë emigrantë, që hynë këtu nëpërmjet këtij ishulli, dhe u shpërndan nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga pika e “grubullimit” dhe “shpërndarjes” së emingrantëve të parë në Amerikë.

Ishulli Ellis Island, e cila ka qenë porta e hyrjes së emigrantëve, përfshirë edhe shqiptarët e parë, tani ka mbetur vetem si ishulli ku është ngritur muzeu Imigracionit në SHBA” Ellis Island National Museum” – i cili vizitohet për çdo ditë, nga të dhënat mbi 100 mijë turistë, vendas(SHBA) dhe të huaj nga i gjithë planeti.

Çdonjerit që i bie rasti ta vizitojë, ka kurreshtjen të shikojë se si ka qenë si stacioni nga ku emigrantët, e parë ngarkuan plaçkat, dhe morën udhëtimin e tyre të pakthyeshem – duke u shpërndar nëpër gjithë Amerikën.

Ky ishull i hapi dyert e tij në vitin 1892 dhe deri në 1954 prej kur u mbyll për pritjen e emigrantëve, ai u kthye në një ishull për vizitorët e shumtë, nga SHBA dhe e gjithë bota.

Ishulli "Ellis" megjithse i vogël – ka qenë moçalor, dhe është dashur një punë e madhe në atë kohë të bonofikohet, për të shtuar ndjeshëm popullimin midis viteve 1892 dhe 1934.

Para kësaj, ishulli "Ellis" ndër më të vegjëlit e një grupi ishujsh për rreth tij, gjendet në grykëderdhjen ku bashkohen dy lumenjët më të mëdhnjë që përshkrojnë qytetin e Nju Jorkut, Hudson River dhe East River, për shume vjet ka qen vendi ku jetojë Fort Gibson, një kapiten që udhëhiqte udhëtimet detare, për daljen në Oqeanin Atlantik, dhe rregtimin detar per ne Europe dhe Afrikë.

Ishulli "Ellis Island", u bë pjesë e Parkut Kombëtar së bashku me ishullin Liberty Island" Statujen e Lirisë, në vitin 1965, aty u hap një muze më I madhi i emigracionit në botë.

Prej kohësh te dy keta ishuj emigrantesh konsiderohen si pjesë e shtetit të New York-ut, me një vendim i 1998 United States Gjykata Supreme e SHBA .

Porse, si Liberty Island dhe Ellis Island, si shumica e ishujve në atë grykderdhrje është shumë afër si teritor me shetin e New Jerseyt, dhe per kete ka pasur shume probleme lidhur me shfyrtezimin e tyre.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shteti i Imigrantëve nga e gjithë bota

Mbasi, vendasit indianët e Amerikës, pronarët e vertet janë shumë pak, dhe kan mbetur në koloni të vogla në jug të vendit.

Data e fillimit të historisë së Shteteve të Bashkuara, është një subjekt i një debati midis historianëve. Tekste të vjetra të fillojë me ardhjen e Kristofor Kolombit më 12 tetor 1492 dhe theksojnë sfondin evropian e kolonizimit të Amerikës, ose ata fillojnë rreth viteve 1600 pas Krishitit, dhe theksojnë kufirin amerikan.

Në dekadat e fundit shkollat dhe universitetet amerikane zakonisht janë zhvendosur mbrapa në kohë për të përfshirë më shumë në periudhën koloniale dhe shumë më tepër në parahistorinë e amerikanëve vendas.

Irlandezët të cilët konsiderohen pas indianëve vendasit, janë autentik, nga ata që thirren selltikët “Celtic”. E cila është një racë e paster irlandeze, të cilët e quajnë veten Amerikan puro.

Të cilët këtu në Nju Jork, vend mbrritjen e parë, për çdo vjet ata kujtojnë festën e Pranveres, San Patrick, ose çeljen e Tërfilit, një lloj bari jeshil, i njohur shumë edhe në tokat Shqiptare.

Dhe, së bashku me këtë ditë, iralendezët mblidhen në mesditë rreth varrit të Annie Moore, e njohur kjo në historinë e emigracionit në SHBA-së, si e para irlandeze që emigroi në Amerikë.

Mbas Annie Moore, me miliona iralndezë do të emigronin në Amerikë, saqë më pasë komuniteti irlandez, është sot nga komunitetet më të mëdhat në SHBA-s.

Më shume së 99 përqind e presidentëve amerkanë, senatorve dhe kongresmeneve, guvernatorve, kryetar e bashkive, njerezit me te pasur ne Amerike, janë me origjinë nga Irlanda dhe Britania e Madhe.

Në ishullin e Imigrantëve, Ellis Island, muzeun kombëtar të Imigracionit, çdo komb dhe shtet ka mënyrat e veta të përfaqësimit të tij

Sidomos kur e vizton këtë ishull dhe muzeumin e imigrantëve ke një kurreshtje të madhe të dish gjithçka për imigrantët e pare shqiptarë.

Ndërkohë, edhe ne shqiptarët bëjmë pjesë ndër të parët imigrantë, që shkelëm “Tokën e Premtuar”, mbasi kemi Koli Kristoforin , ose i konsediruar si shqiptari i parë që emigroi në Amerikë, por jo nga ishulli emigrantve "Ellis Island" ne Nju Jork, por nga Bostoni.

Pra për ne shqiptarët është viti 1886 – vit ky kur emigranti i parë shqiptar në Amerikë, Koli Kristofori, mbërrin në Massachusetts.

Më 1892 – Koli Kristofori kthehet në Shqipëri e u tregon bashkëfshatarëve të tij për mrekullitë e “botes se re”. Kthehet sërish në Boston me 17 shqiptarë të tjerë.

Sipas librit të historisë së emigrantëve shqiptarë në Amerikë, thuhet se Koli Kristofori, nga Korça, i zbriti “pamporit” ne limanin e Bostonitain në një kohë, që ” nuk do t’a kishte menduar kurrë se bashkësia shqiptare që do të lindte përmes tij në Massachusetts do të nxirrte prej vetes aq shumë patriotë.

Datimet tregojnë, se në fillim Shekullin e XXI, do të numëroheshin, afro gjysmë milioni shqiptarë, që do të emigronin deri tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithse, shumë objekte të muzeumit të Imigracionit në ishullin “Ellis” në Nju Jork, ” Ellis Island National Museum”, sipas periudhave, ndrrojnë vend në stendat e tyre n?

ishullin e Imigrantëve, Ellis Island, muzeun kombëtar të Imigracionit, çdo komb në stendat e xhamit në çdo pavion, ka ndonjë send të ruajtur mirë nga emigrantët e parë

Në njërën prej tyre ka qenë edhe një Pasaport shqiptare e kohës së Mbretërisë së Zogut I-rë – e viti 1937, lëshuar Z. Thanas Gjinetali, nga Lukova - Sarndë, e ekspozuar aty e cila ka tërhequr shumë vemendje.

Dhe për këtë menjeher syt dhe vemendja juaj padyshim që shkon në stenden e xhamit në katin e tretë, aty ku janë veshjet dhe janë vendosur pasaportat e emigranteve te pare qe shkelen ne Amerikë.

Sepse, ajo pasaport jo vetëm që është dokumenti më i veçantë i ndetitetit por është edhe për të treguar kësisoj vlerat e atij shteti që ti përket.

Mbasi çdo pashaportë në çdo vend të botës ka disa nga emblemat më përkufizuese të çdo shteti – ka disa nga pjesët e Kushtetutes së çdo vendi – ajo është krenaria dhe dinjiteti i çdo shtetasi, kur paraqitet në çdo vend të botës.

E tillë është edhe një pasaportë shqiptare e kohës së Mbretërisë Shqiptare, kohës së Mbretit Zog – që tregonte se sa rëndësi ka patur për kohën qënia shqiptar dhe sa respekt tregohej për identitetin e kombit shqipëtar në atë kohë.

Pasporta e kohës së Mbretit Zog, cila ka qenë e eksopzuar në stendat e qelqeta të muzeumit më të madh dhe më të vizituar në botë Ellis Island – New York SHBA, ka qenë dhe mbetet pjesa më e artë e historisë sonë kombëtare.

Në fletën e dytë të kësaj pashaporte janë gjashtë këshilla tepër të vlefshme, dje, sot dhe për jetë: nga koha e Mbretërisë së Ahmet Zogut.

Ja çfarë shkruhej në kapakun e mbrendshëm të pasaportës shqiptare të viteve të 30-ta. Ku në mes tyre bie në sy ajo e treta ku thuhet se : "Çdo shqiptar asht vëllau Yt"

1 -Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2 – Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

3 – Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4 – Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5 – Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6 – Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.

Nga kjo pashaportë sot milona vizitorë nga mbarë bota kan pasur rastin të shikojnë me sytë e tyre vizionin e Mbretit të Shqiptarëve – Naltmadhnisë së Tij Zogu I-rë, ku edhe në një fletë pasaporte përmbledh vlerat dhe cilësitë që duhet të ketë çdo shqiptarë, sot.

Këto gjashtë “amandamente” ose apostulate të Mbretit Zogu i Parë, thonë gjithçka që na duhet ne shqiptarëve në mënyrë të përkryer , kan komentuar komentuesit e shumtë në rrjetet sociale.

Mirëpo, ka edhe një rendesi te madhe pasaporta shqiptare e kohes se Mbretit te Shqiptareve. Pasaporta e Shqiperise, simbas studiesve se asaj kohe, gjate Luftes se Dyte Boterore, u bë dokumenti që shpëtoi jetën mijëra hebrenjeve, në Europë, Austri, Zvicer, e Hungari.

“Mbreti i Shqiptarve Ahmet Zogu, urdheroi të gjitha zyrta diplomatike të Mbretërisë Shqiptare, në Europë, me vulën dhe stemen Mbretërore Shqiptare, të paiseshin Hebrejtë, për tu larguar nga Europa, dhe shpëtuar jeten nga Holokausti” .

ishullit i Imigrantëve “Toka e Premtuar” Ellis Island !

Më shumë se 125 vjet më parë, qeveria amerikane hapi një zyrë në Ishullin Ellis në Gjirin e Nju Jorkut për të regjistruar emigrantët e parë. 

Ndersa, sot, ky ishull është kthyer në një pikë historike, që tërheq miliona e miliona turistë të shumtë nga kryqë e tërthorë botës.

Mes viteve 1892 dhe 1954, thuhet se rreth 12 millionë imigrantë kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit “Ellis Island”, në Nju Jorkë, nëpërmjet këti ishulli – një copë e vogël toke në Gjirin e Nju Jorkut, fare pranë qytetit.

Edhe sot me mijëra vizitorë me anijet e transportit vizitojnë çdo ditë, ata janë kryesisht turistë të huaj nga e gjithë bota që i shtynë kurioziteti për të mësuar se si erdhën imigrantët në Amerikë.

Aty thuhet se me kalimin e viteve, milliona njerëz kanë humbur jetën për lirinë. Ishulli Ellis ka qënë posta e parë kufitare për imigrantët e kontolluar nga qeveria federale në Amerikë.

Historianët, thonë se çdo ditë mijëra imigrantë mbërrinin këtu nga Evropa në atë kohë. Para se Ishulli Ellis të hapej, kontrolli ndaj imigracionit ishte shumë i paktë. Në fakt, për një periudhë njeriu nuk kishte nevojë për dokumente.

Në vitin 1921, për shkak të influksit të madh të njerëzve, që endërrronin vetëm Amerikën, si vendin e vetëm të shpresave të tyre, qeveria e atëhershme amerikane e shtërngoi kontrollin si thuhej atëhere ndaj imigrantëve dhe krijoi sistemin hetimor për të parandaluar hyrjen në vend të anarkistëve, të bolshevikëve, komunistëve apo poligamistëve.

Në rastet kur imigrantët ishin analfabetë, të sëmurë, nuk kishin mjaft para, apo kishin kryer akte kriminale, ata ndaleshin në Ishullin Ellis deri sa të përfundonte procesi i pranimit të tyre në vend, ose ktheheshin në vendet e tyre.

Gjatë gjithë periudhës të aktivitetit të tij, vetëm një përqind e imigrantëve nuk janë pranuar në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa imigracioni në Shtetet e Bashkuara ka ndryshuar shumë nga pikpamja demografike, 40 përqind e amerikanëve, duke ndjekur historinë e ardhjes së të parëve të tyre, mbërrijnë në Ishullin Ellis.

Prandaj edhe Qendra e këtij ishulli për Historinë e Familjes është kaq popullore. Me 25 milionë dosje imigracioni, Qendra e Historisë së Familjes, u krijon mundësi vizitorëve të krijojnë lidhjet me paraardhësit e tyre si kurrë më parë.

Ndërkohë që me kalimin e viteve imigrantët shkrihen në shoqërinë amerikane, të dhënat historike bëhen edhe më të vlefshme për ata që duan të mos e harrojnë historinë e familjes së tyre, historinë e kombit të tyre nëprmjet rekelive të vendosura në stendat e këti Muazeu gjigand në ishullin e imigrantëve në Nju Jork – Ellis Island.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat