Revoltohet diaspora shqiptare, ministri Edmond Ademi kujdeset vetëm për diasporën maqedonase

Diaspora

Revoltohet diaspora shqiptare, ministri Edmond Ademi kujdeset vetëm për diasporën maqedonase

Më: 21 prill 2018 Në ora: 19:14
Edmond Ademi

Ministri për Çështjet e Disaporës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi ka shpeshtuar takimet e tij me mërgimtarët maqedonas, gjegjësishtë diasporën maqeonase duke lënë anash takimet me diasporën shqiptare.

Ai për sa kohë që është në këtë digaster nuk ka realizuar asnjë takim zyrtar me asnjë nga përfaqësuesit e shoqatave të diasporës shqiptare, në asnjë vend të europës dhe shteteve tej-oqenaike.

Memedali Ahmedi, Kryetar i shoqatës "Makowal" me seli në Namur të Belgjikës, në një prononcim për Zhurnal, thotë se ministri i diasporës në qeverinë e Maqedonisë Edmond Ademi takon diasporën maqedonase dhe përfaqësuesit e saj me origjine maqedone e jo ata me origjinë shqiptare, sipas tij kjo situat kërkon reflektim në disa sfera si misioni i tij zyrtar, programin të cilin ai ka përpiluar dhe atë që qeveria i ka përcaktuar ose si çdo herë që ndodh në trojet e ballkanit direktiva dhe urdhëresa që merr nga ajo, kjo do ishte një shpjegim strukture detyrë dhe obligim.

"Ademi në këtë post vjen nga një parti reformiste siç kanë premtuar por edhe opcioni për zhvillimin e të drejtës qytetare të barabartë për të gjithë komunitetet, duket pak ky reagim si i vobektë se nuk kryen qëllimin e tyre dhe të Qeverisë që përfaqson dhe ngel ajo individualja të analizohet duke pa se ai ka qenë anetarë i kësaj partie nga moti tregon se ai individualisht nuk ka besim as në të qenurit shqiptar njëri punëtor parti apo organizim tjetër gjë që tregon aktivitetet dhe zhvillimin e tij po edhe pozitën që që ka arritë në karierën e tij, e ka bind se duke qenë internacional dhe jo aq i përcaktuar kombëtarishtë ka arritë në nivelet më të larta të  piramidës shtetërore që ndoshta edhe është e vërtet e tij individuale dhe personale, tash vie dilema a do mund që këtë rrugëtim do ja imponojë si proces i zhvillimit edhe të tjerëve dhe nuk do të bëj dallime si diaspor maqedonase dhe shqiptare gjë që nuk ka të keqe po veç që ju parashtroni këtë pyetje nënkupton ka lëshime dhe mungës të së drejtës së garantuar nga kjo qeveri", thotë për Zhurnal, Memedali Ahmedi, Kryetar i shoqatës "Makowal" me seli në Namur të Belgjikës.

Sipas tij, nëse nuk do të ketë ndryshim në punën e tij në të ardhmen përfaqsesit e diasporës shqitare të Maqedonisë do e bëjnë punën e tyre me kërkesa direkte Qeverisë deri më tani kjo nuk ka ndodh fal origjines shqiptare te tij.

"Nëse nuk do të ketë ndryshim në punën e tij në të ardhmen përfaqsesit e diasporës shqitare të Maqedonisë do e bëjnë punën e tyre me kërkesa direkte Qeverisë deri më tani kjo nuk ka ndodh fal origjines shqiptare te tij. E lusim ministrin që këtë ta merr si një kërkesë vëllazërore shqiptare, po edhe si qytetar të Maqedonisë të ketë prasysh dhe të na bashkojë dhe të na bëj pjesë të visitave programit e aktiviteteve të tij në të ardhmen", thekson Ahmedi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat