Shqiptari i Kosovës pajiset dy herë me vizë B me dokumente të rreme italiane

Diaspora

Shqiptari i Kosovës pajiset dy herë me vizë B me dokumente të rreme italiane

Më: 17 prill 2018 Në ora: 08:17
Ilustrim

Një shtetas kosovar është dënuar pasi autoriteteve zvicerane iu është identifikuar me dokumente të rreme

Administrata e Kantonit Vaud dëshmon se punën e saj është duke e bërë seriozisht. Por, një shtetas 30-vjeçar kosovar, me qëndrim ilegal në Zvicër së paku që nga viti 2010, ka shkaktuar rrëmujë në sistemin e kontrollit. Për 3 000 euro, ai ka blerë një lejeqëndrim të rremë në Itali, në emër të tij personal. Këtë dokument ua kishte prezantuar autoriteteve të Kantonit Vaud në vitin 2010. I llogaritur si italian, kosovari është pajisur me vizë B.

Në përfundim të afatit të dokumentit të tij të rremë, tridhjetëvjeçari i ka ofruar një bashkatdhetari të tij pesëqind euro, për t’u pajisur më një dokument tjetër me afat vlefshmërie deri më 2023. Procedura nuk është dashur të paraqet ndonjë problem të madh pasi lejeqëndrimin e kishte marrë në mars të vitit 2015 pa ndonjë problem.
Por, mashtrimi i tij u zbulua gjatë një kontrolli pak kohë më pas, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.

Ai u dënua me 120 mëditje në të holla me kusht dhe gjobë prej 600 frangash, duke shtuar këtu edhe 750 franga shpenzime juridike. Tani, autoriteteve të Kantonit Vaud u mbetet të vendosin për fatin e tij, për falsifikim të dokumenteve, qëndrim ilegal në Zvicër dhe punë ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat