Padova, dy shqiptarë arrestohen me 30 kg heroinë

Diaspora

Padova, dy shqiptarë arrestohen me 30 kg heroinë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:29
Policia italiane

Dy shqiptarë janë arrestuar si dhe janë sekuestruar 30 kg heroinë në një operacion antidrogë në një shtëpi në një fshat në kufi mes Padovas dhe Vicenza.

Apartamenti ishte sofistikuar në një laborator heroinë. Lënda narkotike ishte paketuar në pako gjysmë kilogramëshe gati për tu hedhur në treg. 

Të dy shqiptarët e arrestuar ndodhen në burgun e Padovas e Vicenza. Mediat italiane shkruajnë se operacioni u ndërmor mbrëmë. Nuk bëhet i ditur identiteti i të arresturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat