Biznesmeni britanik milionat e tij pas vdekjes ia lë shqiptarit, duke e braktisur gruan e tij - Bota Sot
Biznesmeni britanik milionat e tij pas vdekjes ia lë shqiptarit, duke e braktisur gruan e tij

Diaspora

E martë, 18 shtator 2018

Biznesmeni britanik milionat e tij pas vdekjes ia lë shqiptarit, duke e braktisur gruan e tij

Më: 12 prill 2018 Në ora: 09:57
Ilustrim

Joan Thompson një grua 79 vjeçare nga Pembrokshire  79 kishte jetuar plot 42 vite me Wynford Hodge deri në vdekjen e tij në moshën 94 vjeçare në vitin 2017.

Ish bashkëshorti I saj I cili ishte pronar I një ferme dhe një parku të karvanëve në vlerë prej 1.5 milion funtesh, e la gruan pa asnjë cent. Ai vendosi tija lë pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdes për të gjatë fundit të viteve të jetës, transmeton Gazeta Express, shkruan Daily Mail.

Tashmë i ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij.

Kishte dhënë edhe një arsyetim se Joana, ish gruaja ishte mirë me financa dhe se nuk kishte nevojë për paratë dhe pasurinë e tij.

Joane e cila jetonte në shtëpi pleqsh iu drejtua gjykatës nga e cila kërkoi që ta kthente pasurinë e familjes dhe gjithë atë tokë që ish bashkëshorti ia kishte lënë dy qiraxhinjve të tij.

E gjykatësi në mënyrë efektive  me anë të një ligji të veçantë ri-shkroi vullnetin e biznesmenit të pasur që vdiq pa i lënë asgjë gruas, duke i dhënë zonjës Thompson një vilë në pasuri me vlerë 225,000 paund.

Ajo gjithashtu do të marrë pothuajse 190,000 funte në para të gatshme për të paguar për rinovimin e vilës.

Z. Hodge, plaku i cili vuante nga kanceri i prostatës, bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij, e më pas i dërgoi ato në Gjykatën e Lartë në Cardiff.

Në spital pak para se të vdiste, ai i kishte thënë gjykatësit dhe gruas që të mos shqetësohen  pasi ajo do t’ia dilte mbanë.

Por, në testamentin e fundit të cilin ai e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016 la gjithçka që kishte në duart e dy banorëve Karla Evans dhe Agon Berisha.

Çifti me mirësi u bënë milionerë të menjëhershëm në vdekjen e zotit Hodge.

Prindërit e dy fëmijëve të vegjël, shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e plakut. Ata më vonë filluan t’i ndihmonin plakut pa rrogë dhe nisën ia kryenin pazaret që ai kishte.

Megjithatë gjykatësi i rastit urdhëroi që njëra pronë që ishte e burrit të plakës të transferohej tek ajo.

Plaka mori edhe disa përfitime tjera nga vendimi i gjykatës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test