Majko në Zvicër: Fëmijët të ruajnë identitetin shqip - Bota Sot
Majko në Zvicër: Fëmijët të ruajnë identitetin shqip

Diaspora

E enjte, 26 prill 2018

Majko në Zvicër: Fëmijët të ruajnë identitetin shqip

Më: 10 prill 2018 Në ora: 13:44
Ministri i Diasporës Pandeli Majko

Ministri i Diasporës Pandeli Majko e ka nisur vizitën e tij në Zvicër nga konsullata shqiptare në Zyrih, ku u takua me konsullen e nderit, Anita Winter.

Kjo e fundit ka ndihmuar në organizimin e një sërë aktiviteteve, të tilla si ai që u fokusua tek ndihma që shqiptarët u kanë ofruar familjeve hebreje. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatave shqiptare që veprojnë në Zvicër, të cilët njohën Ministrin me nismat e ndërmarra për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Ndërsa përgëzoi të pranishmit për punën e bërë, Ministri foli për hapat e ndërmarrë deri më tani për të forcuar marrëdhënien e shtetit me diasporën. Ai u ndal në veçanti tek Ligji “Për Diasporën”, i miratuar të enjten në parlament, që do të mundësojë ngritjen e strukturave mbështetëse për shqiptarët jashtë vendit.

Sipas Majkos, ligji është garancia më e fortë e përkushtimit të qeverisë për ta trajtuar me prioritet çështjen e diasporës. Më pas ai vizitoi qendrën Pesstalozi Hardau e drejtuar nga Suela Jorgaqi. Qendra interkulturore e themeluar në 2009-n, i dedikohet të gjitha kategorive dhe grupmoshave të popullsisë. Ajo shërben edhe si biblioteke, ku mes mijëra titujve ka edhe literature ne gjuhën shqipe.

Qendra organizon aktivitete në 12 gjuhë, e mes pjesëmarrësve në veprimtari janë edhe shqiptarët. E-book është pjesë e praktikës së qendrës, por vetëm në gjuhë të huaja. Jorgaqi u shpreh optimiste përballë kërkesës së Ministrit për të mundësuar qasje online edhe për librat në gjuhën shqipe. Gjatë takimit Ministri e vuri theksin tek nevoja e mësimit të gjuhës shqipe.

“Fëmijët duhet ta ruajnë identitetin, në mënyrë qe të integrohen edhe në vendet e huaja”, tha Ministri, i cili foli edhe për rëndësinë e veçantë të botimit të librave për fëmijë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test